Pas zyrtarizimit të Igli Tares si Drejtor Sportiv i ekipit të parë, CEO-ja i Milanit, Giorgio Furlani, ka reaguar publikisht duke vlerësuar lart profilin dhe cilësitë e drejtuesit shqiptar.
Në deklaratën e tij, Furlani theksoi se Tare është figura e duhur për të udhëhequr rikonstruktimin sportiv të klubit.
“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të nisur procesin tonë të rindërtimit: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me njohjen e thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti sportiv ambicioz,” u shpreh CEO-ja i Milanit.
Ky është një hap i rëndësishëm për skuadrën kuqezi, që synon të ndërtojë një bazë të fortë për të ardhmen, duke sjellë në drejtim figura me përvojë dhe vizion të qartë drejt suksesit.
Bocca al lupo Igli Tare. Je mamuth i botës së futbollit... Kryetar i FSHF-së do të ishe më i nevojshëm, por cdo gjë në kohën e vet.