Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA: Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

29 Mars 2024, 10:45Sport TEMA
Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA:

Kombëtarja shqiptare e futbollit pësoi dy humbje në miqësoret e marsit, teksa kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione në renditjen e FIFA-s. Në projeksionin e dalë, pritet që në datën 4 prill FIFA të zyrtarizojë zbritjen me dy pozita të tanëve.

Nga vendi i 64-t kuqezinjtë do mbajnë vendin e 66-të, duke humbur edhe pikë në renditjen e të gjitha skuadrave. Kujtojmë se tanët humbën më 22 mars 0-3 kundër Kilit në Parma dhe më 25 mars 1-0 kundër Suedisë në Stockholm.

Sa i takon Kosovës, renditja e Dardanëve nuk ndryshon. Skuadra tjetër shqiptare gjendet në vendin e 102, ndërsa pas fitores me Armeninë dhe humbjes me Hungarinë ka fituar disa pikë, por pa ndryshuar pozitat.

Sa i takon dhjetëshes së parë, ajo nuk ndryshon edhe pas miqësoreve të marsit. Vijon kryeson Argjentina, ndjekur nga Franca. Belgjika në vendin e tretë ndërron pozitat me Anglinë që rrëzohet një pozicion më poshtë, ndërsa Spanja, Italia dhe Kroacia, kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2024 janë mes dhjetë skuadrave më të mira në botë.

1 Komente

  1. J
    Jon

    Paska qene e pamundur me i ble Suedezet dhe Kilianet. Ne fakt, si ndeshje miqesore, nuk ja ka vlejt te shpenzohej.

    Lini një Përgjigje