Puthi kapitenen e Spanjës, gjykata në Spanjë kërkon dy vite e gjysmë burg për Rubiales

28 Mars 2024, 18:20Sport TEMA
Puthi kapitenen e Spanjës, gjykata në Spanjë kërkon dy vite

Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen që i dha futbollistet së kombëtares spanjolle Xhennifer Hermoso gjatë ceremonisë së çmimeve në Kupën e Botës.

Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj kapitenes Hermoso si dhe presioni i vazhdueshëm ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte me lejen e saj, përbën një krim agresioni seksual.

“Faktet e përshkruara bënë që Jennifer Hermoso Fuentes të përjetonte një situatë ankthi dhe stresi intensiv, i cili zgjati për disa muaj”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

1 Komente

  1. S
    Sadiu

    Në Shqipëri të vrasin e nuk mban krimineli me damkë përgjegjësi, në Spanjë një puthje dy vjet burg. E hajde merru vesh pastaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje