U lirua nga akuzat, bashkëshortja e lojtarit të Inter: Tani “lani gojën” para se të flisni!

28 Mars 2024, 10:19Sport TEMA
U lirua nga akuzat, bashkëshortja e lojtarit të Inter: Tani

Francesco Acerbi doli i pafajshëm nga akuzat për fjalë raciste në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus. Gjykata Sportive në Itali nuk mori asnjë masë ndaj Acerbit duke theksuar në vendim se nuk kishte asnjë provë kundër lojtarit të Inter.

Menjëherë pas vendimit, në rrjetet sociale reagoi bashkëshortja e mbrojtësit, Claudia Scarpari. Kjo e fundit, theksoi se të gjithë ata që folën para kohe dhe akuzan Acerbin, madje edhe duke kërcënuar, tashmë duhet të “lajnë gojën” përpara se të flasin sërish për futbollistin dhe familjen e tij.

Lini një Përgjigje