Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).
Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit.
Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa.
Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.
Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti.
Sulmues: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 1 qershor, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
Po nuk qe Muci nuk i shikoj . Vetem ai eshte klas te tjeret jane merre me leng se mishi mbaroi
Perfundimisht u binda qe so listen e emrave dhe si trainer i kombetares eshte vete don Duka i krimit kot e kam sulmuar Sylvinhon.
O @Shvejk,çfar na thua,sikur e zbulove ti..!? Problemi ẽshtẽ se ky ‘matufi’ taljon e ‘shpẽtoi’ Dukẽn dhe njẽher nga paskrupullsia e tij,ku presioni nga mosarritja e rezultateve te cilat vijnë nga nderhyrja e tij,’shqiptarizimi’ i trajnereve tẽ huaj ,ai gjen alibine duke i zẽvendẽsuar,por duke mbajtur tẽ njejtet nivel trajneresh,që nuk njohin futbollin shqiptar dhe realitetin ketu,sepse vijnë drejt e drejt ,sikur ketu funksionojne gjerat si andej nga vijnë e me rregulla loje,kur ne te vertete ketu edhe një biznes i vogel nuk funksionon si në perendim,ku mjafton nje plan biznesi dhe vullnet për të çuar biznesin perpara,jo ketu ti pret krahet biznezi i paligjshẽm që duke korruptuar dhe shtetin,nxjerr nga tregu biznesin e ndershẽm dhe lejon evazionin fiskal te dominoje tregun.Keshtu,një trajner i huaj sot për Duken është bërë burim fitimi,sepse trajneri i huaj eshte e para thjesht njẽ ‘qorr’ dhe e dyta njẽ trampolinẽ pẽr pushtetin absolut te Dukēs. Shikoni,kemi thënë gjithmone dhe jemi ankuar për këtë,se mentaliteti i futbollit tonẽ ẽshtẽ që luajmẽ me frikẽ dhe kesaj ideje i referoheshim me shume kur futbollistet e kombtares vinin nga brenda,pra kampionati shqiptar.Kur kjo filloi te ndryshoje dhe te vinin ne kombtare lojtar që ishin rritur e luanin jashte,shpresuam se dhe loja do ndryshonte.Dhe keshtu ndodhi ne fakt ,filloi te ndryshonte disi aq me teper qe u ofruan trajner te huaj,pikerisht për ndryshimin e ketij mentaliteti.Ja ku jemi sot,kombtarja eshte 100% me lojtar shqiptar te Shqiperise dhe kryesisht tẽ Kosovẽs qẽ luajne jashte,ku nje pjese jane lindur dhe jashtẽ dhe ne vazhdojmẽ me tẽ njẽjtin mentalitet,bile edhe mẽ i shtuar,qẽ kuptohet vjen vetẽm nga kreu i fshf Duka,i cili me prepotencen dhe arrogancen qẽ i jep pushteti i tij absolut,po e prish kombtaren siç ka prishur kampionatin shqiptar. Shikoni pẽrfaqesuesen e Kosovẽs,se sa bukur luajnẽ me njeri tjetrin,ku largohen nga fusha me kokën lart e me dinjitet edhe nëse munden,sepse bejne futboll. Jam i bindur edhe sikur tẽ sjellesh ne kombtare te gjithe perfaqesuesen e Brazilit,apo kujdo vendi me reputation ne futboll,Duka do t’i ‘shqiptarizonte’,duke i kthyer ne‘dele’ dhe ne prap mezi do te fitonim me Lihteshtejnin. Me vjen keq për këtë trajner,qẽ ẽshtẽ burrẽ i mirẽ,por që shpejt dhe ai do marrẽ ‘denimin e merituar’..