E pabesueshme! Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

31 Mars 2026, 23:42Sport TEMA
E pabesueshme! Italia mbetet jashtë Botërorit për herë

Një tjetër goditje e rëndë për futbollin italian. Italia ka dështuar të kualifikohet në Botëror për herë të tretë radhazi, duke zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv.

Në përballjen vendimtare ndaj Bosnja dhe Hercegovina, gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku boshnjakët u treguan më të saktë dhe më të qetë.

Gabimet rezultuan fatale për “Axurrët”. Francesco Pio Esposito dhe Bryan Cristante dështuan të konkretizonin nga 11 metra, duke i dhënë avantazhin kundërshtarëve dhe duke vulosur eliminimin dramatik të Italisë.

 


Ky eliminim konfirmon krizën e thellë që po kalon një nga kombëtaret më të mëdha në histori, duke munguar sërish në skenën më të madhe të futbollit botëror.

16 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Epo mire , do justifikohet edhe Duka me Silvinjonin tani , "...ja e shikoni , nuk shkon Italia ne boteror , jo me Shqiperia ..." !!!!............me mire qe u eleminua Italia , ka kohe qe nuk di te luaje futboll !!!!

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Turp i madh.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pupupu

        Po paskan qene bajge fare. Te mos mundesh dot as Bosnjen.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elis

          Futbolli Italian si ai shqiptarë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durresi

            Mos u beni merak. Ka per te zevendesuar Iranin qe eshte terhequr. Italia ka koeficientin me te lart ne FIFA nga te tjerat qe jane skualifikuar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sheqeri

              Shyqyr se italianet jan bythqirat e futbollit

              Përgjigjjuni
              1. e
                enter""

                E pabesueshme? Nese ndodh tre here rradhazi eshte normale.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Te kujtosh trajnere Italiane si Enzo Bearzot. Arrigo Saki apo aktual si Carlo Anceloti etj dhe te kesh trajner Gatuzon normal qe dhe aq arriti shume, duhej eleminuar qe ne grup

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Durrsaku

                    Kjo ndodh pasi ne klubet italiane luajne futbolliste te huaj. Futbolli eahte bere biznes. Emocionet jane 1x2. Kjo nuk eshte perfqesuesja e Italise se vertete. Shikoni trajnerin ne cfare rangu eshte.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shvejku...

                      Edhe ne klubet e Anglis,Spanjes,Gjermanis luajne plot te huaj po nuk e vene asnjeher ne diskutim kualifikimin.

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      TR

                      Kete vit FIFA shtoi 16 shtete shtese qe mund te kualifikoheshin ne Boteror. Hapi dyert per plot 46 shtete aq sa gati u futen edhe Shqiperia me Kosoven. Prape Italia deshtoi dhe u mund nga nje cope Bosnje. Ik se pasket dhjere fare. Shtet i dobet.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bravo Bosnja

                        Hahahahahaha Pepinot bene feste kur i ra me Bosnjen se kujtonin se do e kishin vaj kualifikimin dhe Bosnja i coi ne te semes.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          B

                          E pabesueshme? Eshte hera e trete rresht qe as nuk hyne dot ne boteror. Tani e pabesueshme do ishte kualifikimi per Italine. Ka dhjere fare.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tifo

                            Po nuk ka nivel o trima nuk shkohet me me emer. Me thoni nje talent ne nivel boteror tere keto vite te jete nga Italia asnje. Edhe Evropianin qe fitoi ishte nje suprize ku rastesia dhe fati bejne cudine dhe pasi e fituan I eliminoj per boterorin Maqedonia. Eshte koha eshte organizimi ka mungese infrastukture apo talentesh te gjitha keto mund te jene disa aresye per nivelin e dobet te futbollit plus dhe vershimet e afrikaneve qe kane kosto shume me ulet dhe jane me te kollajt per tu pergatitur. Por me gjithe keto eshte nje turp I madh te lihet kombetarja ne dore te nje mediokri qe ne futboll ka luajtur me muskuj dhe jo me tru. Gjithe ata trajner niveli nga me te miret ne bote nuk therriten mbase edhe jane ftuar dhe I jep kombetaren me gomarit qe ju mbante shpinen apo perdorej si bodyguards. Autoriteti I federates duhet te jete zero pasi ne tjeter italian nga me te miret ne bote eshte trajneri I Brazilit por kjo ndodh sepse problem per ta nuk eshte kualifikimi por fitimi I kupes se botes kjo eshte ironia qe kete mbase edhe ftohen por duke pare ne cgjendje eshte sot niveli terhiqen dhe jane me komode tek te tjeret dhe kjo nuk duhet tju detyroj te vihet Gatuzo niveli me I dobet I mundeshem.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nga maqedonia

                              Respekte per boshnjaket, Ky popull esht pasardhes in ilirve lexhendar te Batos. I heronjve te luftes se dyte boterore, me e lavdishmja ne Ballkan, dhe heronjve te luftes se fundit ku derdhen gjakun lume, pa ndihmen e askujt mbrojten vendin nga serbia dhe Kroacia

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Salehu

                                Nese ka nje ekip ne bote pa moral, pa zemer keta jane pipinot

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje