Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fiton dhe Dinamo kundër Flamurtarit

8 Dhjetor 2025, 21:10Sport TEMA
Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fiton dhe Dinamo kundër Flamurtarit

Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores.

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur.

Gjërat për shkodranët u komplikuan në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjini.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Dinamo nuk fal dhe triumfon 0-3 ndaj Flamurtarit.

Lini një Përgjigje