VIDEO/ “Do haj dru dhe Polonia” – Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë

8 Dhjetor 2025, 18:16Sport TEMA
VIDEO/ “Do haj dru dhe Polonia” – Ylli Baka dhe Myrto Uzuni

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është kthyer në një prej videove më virale të ditës, pas pjesëmarrjes në dasmën e motrës së tij. Sulmuesi kuqezi u pa duke hedhur një shumë të konsiderueshme parash, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.

Por momenti që ndezi festën dhe internetin ishte ai kur Uzuni iu bashkua këngëtarit të njohur Ylli Baka, duke kënduar live së bashku.

Në një fragment të këngës, që tashmë po qarkullon gjerësisht, ata dëgjohen duke kënduar vargjet: “Do haj dru dhe Polonia, oo Qemal”, një refren që ka sjellë reagime të shumta dhe humor në rrjet.

Kujtojmë se më 26 mars, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e play-off-it të Botërorit kundër Polonisë në Varshavë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë një fitore historike.

3 Komente

  1. D
    Daku

    Lerini pordhet

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhemili

      Po ai hipopotami me Yllin kush eshte?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Me vjen mire per ta .dikur pa buke nashi fshijne bythen me pare .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje