Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”.
Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human.
Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut.
Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”.
Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku makthet e Kategorisë së Parë nuk largohen.
Rid Halili turpi i TIRONËS! Burr legen që ja nxiu faqen Tironës së lavdishme! E ka kthy ekipin në një klub lagjjeje ku ai osh pronari, djali guzhinjeri e vajza kamarjerja! Turp o delenxhi! Veç gjak tironci nuk ka në atë ekip! Nëse nuk ke byth me e mbajt, nxirre në shitje klubin para se ta telendisësh mo keq se çe ke bo!!! A nuk e shef veten që je i pazoti??? Të kan rrethu të pa-aftët, e të aftët i ke largu me pazotësin tënde! Tërhiqu e hapi rrug dikujt tjetër, që mbase i ka mundësit me e mbajt TIRONËN aty ku duhet!