“Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas” - Messi zbulon dhimbjen që mbante përbrenda

6 Dhjetor 2025, 22:40Sport TEMA

“Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas” -

Lionel Messi, duke u ndalur te familja, mbështetësja më e madhe në karrierën e tyij të jashtëzakonshme, zbulon se ka pasur brenda vetes edhe dhimbje të mëdha. Për t’i përballuar ato e ka ndihmuar pikërisht familja, gjëja më e shtrenjtë për të:

“Familja është gjithçka për mua. Ata kanë qenë gjithmonë pranë meje, sepse ka edhe momente të vështira, momente që i kemi vuajtur shumë me kombëtaren.  Flisnim pak për këtë më parë. Ti je tashmë duke menduar për ndeshjen tjetër, unë kthehesha nga Argjentina dhe tri ditë më pas luaja me Barcelonën. Po jetoja dy realitete të ndryshme.

Në Barcelonë po fitonim gjithçka, po luaja mirë dhe po shënoja gola, pastaj shkoja te kombëtarja dhe rezultatet nuk vinin. Më shanin. Më thonin nga të gjitha, se nuk e ndieja fanellën, se nuk isha argjentinas, se nuk do të luaja më, që s’duhej të isha fare atje.

Familja ime po kalonte një periudhë shumë të vështirë. Dhe pikërisht atëherë e vlerëson edhe më shumë dashurinë e vërtetë që njerëzit kanë për ty, që janë pranë teje.
Dhe kam qenë gjithmonë me fat që familja ime është kaq pranë meje. Ne jemi shumë të bashkuar, ashtu si edhe familja e gruas time. Kjo e bën çdo gjë më të lehtë, sepse ata sillen në të njëjtën mënyrë si ne”.

9 Komente

  1. Z
    Z

    Messi po per kete je "merzitur" edhe ata qe te kane share ty nuk jane nga Argjentina, ose jane emigrante europiane si te paret e tu, sic thote edhe nje budall ne Tirane P. Kabo qe ti je shqiptar, ose ata jane nga Machu Picchu ku grate e fisit pjellin ne koshin qe mbajne pas ne shpine. Messi po kur u cofe trofeun e Kupes se Botes besoj se ke dole argjentinas 24 karat.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarasi

      O perikli, dukesh nga 10 kilometra, ik e gjej ndonje nuse se ngele duke vjell vrer....

      Përgjigjjuni
    2. .
      ...

      Mesi - lojtari me i mire i te gjitha koherave.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alb

        Ti je nga Bença

        Përgjigjjuni
        1. Çelo Mezani

          Messi eshte nga Bënça...nip i Goligut...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejk

            Sa cereku i cerekut te zgjuarsisë se P.Kabos te kesh ti rrot kari.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anti

              O shvjek ketu komentohet per sport dhe Kabo per te cilin kam respekt nuk eshte ndonje gjeni ne sport. Para disa koheve bente Arda Gulerin me te zgjuar se Messi prandaj mos u dhjaks shume edhe njehere ketu flitet per futboll jo filozofi.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Labeati

              Si duket komentuesi I mesiperm e ka degjuar P Kabon por nuk e ka kuptuar me heren e pare por eshte e thjeshte ta degjoje disa here se do e kuptoje

              Përgjigjjuni
              1. A
                A.Leli

                Lionel Mesi eshte pa dyshim lojtari me i mire ne bote, une kam arritur te shoh pak Pelen Maradonen e kemi shijuar e gjithe gjeneraten e futbollisteve te medhenj modern por ato qe ka bere e po ben akoma ky futbollist eshte jasht normales. Por pervec topit qe eshte me i miri eshte dhe nje familjar model eshte dhe njeri mbi te gjitha me nje sjellje model dhe ne fushen e lojes,te mendoni sa shqelme e perplasje kemi pare ndaj tij duke e shkelur dhe me takat e kundershtarit apo duke e gjakosur nga goditjet ne fytyre e ai cohej e vazhdonte lojen madje duke shenuar dhe super gola. Deri me sot eshte me i miri pa diskutim.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje