Kanë kaluar vite që nga trekëndëshi i famshëm i dashurisë Maxi López–Mauro Icardi–Wanda Nara, por plagët nuk janë shëruar plotësisht. Në një intervistë për SQP, Maxi López u rikthye te periudha e dhimbshme e ndarjes nga Wanda dhe tradhtia e ish-mikut Icardi. Ai kujtoi: “Icardi në shtëpinë time? E ndihmoja, si shumë djem të tjerë argjentinas…, ishte normale për mua”.
Max nuk futet në detaje për fundin e lidhjes me Wanda, por thekson se kurrë nuk do t’ua falë një gjë: “E vetmja gjë që nuk më pëlqeu është se futën fëmijët në mes për të më bërë keq”.
Nuk e quan urrejtje ndaj Icardit, por e sheh sjelljen e tyre si të ndryshme. Ai thekson se edhe Icardi tani po përjeton situatë të ngjashme pas ndarjes me Wanda: “Ka shumë gjëra që nuk i ndaj me Mauro, disa po…, por kur nuk më linin të shihja fëmijët, ishin të dy”.
López pranon se, edhe pse “Icardi e meritonte një grusht”, nuk veproi për hir të shembullit ndaj fëmijëve: “Kur po ndaheshim, ai më telefononte dhe përfshinte fëmijët në situata ku s’duhej të ishin… Ka shumë gjëra që s’i kam treguar kurrë”.
Lopez falendero Zotin qe biseksuali Ikardi te shpetoj nga kurva Nara, qe ka xhan vetem kara.
Faji eshte tek kurva, dhe jo Mauro.