Flick, i shqetësuar për Yamal: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve

5 Dhjetor 2025, 21:40Sport TEMA

Flick, i shqetësuar për Yamal: Ndaj tij bëhen faulle në 90

Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën.

Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”.

Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë që ka. Kemi hedhur një hap përpara, një hap të rëndësishëm. Kur jemi mirë të lidhur dhe luajmë si një ekip i vetëm, gjithçka shkon mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë: të vazhdojmë të luajmë bashkë, si ekip”.

Raphinha – “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Është një lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e ka treguar pse. Gjithmonë nis presionin, ka intensitet me dhe pa top, na jep shumë. Është fantastik”.

Lamine Yamal – “Po i bën gjërat shumë mirë. Presionoi kundër Atlético me intensitet, e ndihmon shumë skuadrën. Ka përmirësuar shumë lojën mbrojtëse dhe gjithashtu atë sulmuese. Niveli që po shfaq është fantastik. Më pëlqen ta shoh dhe ta kem në këtë formë. Më pëlqen, sepse në duelet një kundër një, edhe kur e prekin, nuk bie, dëshiron të vazhdojë. Lamine, në 90 për qind të rasteve i bëjnë faull, por ai kërkon të vazhdojë”.

1 Komente

  1. T
    Tamara

    Trajner koqe , 90% i bejne faulla Xhemalit , po pse nuk e shohim ne lojen apo thua per ne stervitje , ju ju rrofshin arbitrat se ne cdo ndeshje ju duhet tju japin nga dy karton te kuq , ka 15 jave dhe vetem nje te kuq dhe ate me pishmanllik e dha arbitri ,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje