VIDEO/ Hidhet shorti i grupeve të Kupës së Botës 2026: Njihuni me përballjet spektakolare

5 Dhjetor 2025, 20:06Sport TEMA
VIDEO/ Hidhet shorti i grupeve të Kupës së Botës 2026:

FIFA ka zbuluar shortin për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Ky do të jetë edicioni i 23-të i Botërorit, dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Shorti ka dhuruar grupe mjaft te bukura ku pritet qe të zhvillohen dhe përballje spektakolare.

Shorti i Botërorit

Grupi A: Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i Play off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Irlanda).

Grupi B: Kanadaja, Zvicra, Katar, Fituesi i Play off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Bosnja Hercegovine).

Grupi C: Brazil, Marok, Skocia, Haiti.

Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i Play off C (Kosova, Turqia, Sllovakia dhe Rumania)

Grupi E: Gjermania, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao.

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i Play Off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina dhe Suedia)

Grupi G: Belgjika, Iran, Egjipt, Zelanda e Re.

Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Kapo Verde.

Grupi I: Franca, Senegal, Norvegjia, Fituesi i Play off 2 (Fituesi i Irak/ Bolivi-Surinam).

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistan, Fituesi Play off 1 (Kongo/ Xhamajka-Kaledonia e Re)

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Gana.

 

Lini një Përgjigje