Elseid Hysaj mbetet jashtë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë nga Lazio në listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Vendimi i Sarr-it vijon të jetë i njëjtë me atë të kampionatit: trajneri italian nuk e ka grumbulluar 31-vjeçarin as për këtë sfidë, duke e thelluar edhe më shumë situatën e pasigurt për Hysajn.
Ndërkohë, e ardhmja e tij te klubi kryeqytetas mbetet e paqartë. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Lazios që prej vitit 2021, pritet me shumë gjasë të kërkojë një destinacion të ri gjatë merkatos së afërt.
Këtë tipin pordhac duhet ta largojnë për fare nga Italia dhe nga kombëtarja shqiptare. Më mirë të merret me rregullimin e flokëve.