Partizani ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e javës së 14-të të Superiores, duke mundur 1-0 Bylisin.
Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” nuk prodhoi shumë, teksa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 72’ nga kolumbiani Diego Contreras, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme të kuqve.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin 6-të me 17 pikë, duke u larguar nga zona e ftohtë për mbijetesë.
Nga ana tjetër, Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 13 pikë.
Ndërkohë, takimi tjetër mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll në barazim.
Sfida e zhvilluar në "Niko Dovana" përfundoi me rezultatin 0-0.
Lini një Përgjigje