Tronditet Egnatia, trajneri Edlir Tetova shtrohet në spital për probleme në zemër

3 Dhjetor 2025, 09:27Sport TEMA
Tronditet Egnatia, trajneri Edlir Tetova shtrohet në spital për

Klubi i Egnatias është tronditur këto dy ditë, pasi tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, kur Tetova nuk është ndjerë mirë rrugës për në shtëpi.

Pasi ka ndjerë disa probleme, ai është nisur menjëherë me makinën e tij për në spital dhe pas një kontrolli u zbulua se 90% e arteries së zemrës i ishte bllokuar.

Menjëherë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku vendosi stendë, ndërkohë që mjekët i thanë që duhej të qëndronte disa ditë qetësi.

Në ndeshjet e radhës, drejtimin e Egnatias do ta marrë zëvendës-trajneri Juljan Brahja, ndërkohë që klubi do të presë Tetovën deri sa të rikuperohet plotësisht.

1 Komente

  1. G
    Gimi

    Bëni më të mirën për atë djalë flori Shërim të shpejtë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje