Doli me barelë nga fusha e lojës, trajneri i Dinamos flet për dëmtimin e Arbër Hoxhës: Eh, shpresoj të jetë mirë

2 Dhjetor 2025, 12:23Sport TEMA
Doli me barelë nga fusha e lojës, trajneri i Dinamos flet për

Arbër Hoxha ditën e djeshme ishte i pafat. Lojtari i Kombëtares shqiptare mori një dëmtim të “frikshëm” në sfidën që Dinamo Zagreb fitoi 2-0 ndaj Gorica.

Një nga futbollistët kundërshtarë i ndërhyri keq nga mbrapa, duke dëmtuar kështu shqiptarin, i cili për fatin e tij të keq, doli nga fusha me barelë. Një dëmtim i cili ka shqetësuar stafin e skuadrës.

Trajneri i Dinamos, Mario Kovacevic ka folur për gjendjen e shqiptarit. timonieri i kroatëve shprehet se nuk e di ende se sa i rëndë është dëmtimi, ndërsa shpreson që futbollisti të jetë mirë.

“Eh, nuk e di. Do e shohim, ende është gjithçka e nxehtë. Shpresoj të jetë mirë”, ka deklaruar timonieri i Dinamo Zagreb.

Lini një Përgjigje