“Nuk dua të jem Messi”

1 Dhjetor 2025, 17:00Sport TEMA
“Nuk dua të jem Messi”

Lamine Yamal ka bërë bujë me një deklaratë të fortë në një intervistë për CBS Neës.

Talenti 18-vjeçar i Barcelonës u shpreh se Lionel Messi është “më i miri në histori”.

Por ndërkohë i vuri pikën diskutimeve të pafundme rreth krahasimeve me yllin argjentinas.

“Unë nuk dua të jem Messi, dhe Messi e di këtë”, tha ai me vendosmëri.

Yamali shtoi se synimi i tij është të ndërtojë rrugën e vet në futboll dhe jo të jetojë nën hijen e legjendës së Camp Nou.

Krahasimet janë shtuar që nga dita kur ai u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe mahniti botën me talentin e tij.

Megjithatë, pavarësisht respektit të thellë për Messin, Yamal dëshiron të shkruajë historinë e vet, dhe jo të përmendet si pasues i argjentinasit.

3 Komente

  1. R
    Real

    Ashtu tha edhe dhelpra kur pa pjergullen. Eshte e pa bere !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Prasi

      Te shohim! Eshte vetem 18 vjec, dhe Kujtim se cfare fluturon, hahet. Jeta e tij futbollistike eshte shume e gjate, por gjithsesi, djali duhet te kete nje konsulent psikolog sportiv, qe te mos fluturoje “me presh ne bythe”!

      Përgjigjjuni
      1. w
        www

        ik ore bythmut....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje