Lara Colturi, tjetër rezultat të shkëlqyer, e treta në garën e Slalomit në SHBA

30 Nëntor 2025, 22:28Sport TEMA
Lara Colturi, tjetër rezultat të shkëlqyer, e treta në

Lara Colturi rikthehet në podium në Kupën e Botës në Skitë Alpine. Në Colorado, skiatorja 19 vjecare u rendit në vendin e tretë në garën e Slalomit me kohën 1 minutë 50 sekonda e 60 të qintat menjëherë pas amerikanes Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Duerr.Në zbritjen e parë, Lara Colturi u rendit në vendin e katërt me 53.68 sekonda dhe më mirë se ajo bënë vetëm Mikaela Shiffrin që e fitoi me 52.94 sekonda e ndjekur nga Holdener dhe Liensberger në vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi regjistroi kohën 56 sekonda e 92 të qintat dhe të dyja kohët e përllogaritura në total e vendosin 19 vjecaren në vendin e tretë me Lara Colturin që mori 60 pikë të tjera për klasifikimin e përgjithshëm ku skiatorja jonë vazhdon të jetë në vendin e dytë me 278 pikë, ndërkohë që në krye është Mikaela Shiffrin me 378 pikë, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur gjermania Lena Duerr.

1 Komente

  1. E
    Erdokari

    Arnauteve nuk ju ben pershtypje firorja e Lara Colturit. Po te kishte qen ndonje haneme turke po.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje