Chelsea reziston me 10 lojtarë, Arsenali ndalet në derbi

30 Nëntor 2025, 19:39Sport TEMA
Chelsea reziston me 10 lojtarë, Arsenali ndalet në derbi

Chelsea dhe Arsenal barazuan 1-1 mes tyre, në një derbi shumë të luftuar. Supersfida e javës së 13-të në Premier League, nisi me “butë” më kërkues.

Skuadra e drejtuar nga Enzo Marseca, bëri gjithçka mirë deri në minutën e 38-të, kur Caicedo u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër në mesfushë.


Edhe pse në inferioritet numerik, Chelsea gjeti avantazhin në fillimin e pjesës së dytë. Chalobah shënoi me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit në minutën e 48-të.

Reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm dhe Merino barazoi me kokë në minutën e 59-të.


Në pjesën e mbetur, të dyja skuadrat tentuan të gjejnë golin e fitores, por pa sukses.

Me këtë barazim, Arsenal mbetet në krye me 30 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vendin e tretë me 24 pikë.

1 Komente

  1. A
    Ana

    Turp! Me lojen qe zhvilloje, Arsenali nuk e meriton te dale kampion.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje