Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me vizat për Kupën e Botës 2026, e cila do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në njoftimin në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se SHBA po mundëson udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për të gjithë sportdashësit ndërkombëtarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2026.
Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që kanë nevojë për vizë të aplikojnë sa më herët.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mirëpresin tifozët ndërkombëtarë dhe inkurajojmë të gjithë ata që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI,” thuhet në deklaratë.
Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, një eveniment që pritet me shumë interes dhe se pritetet që të ketë një rritje të kërkesës për viza turistike, edhe nga vendet e tjera.
Amerika duhet tē na largoj Iranianēt nga Manza durrēsit dhe Afganēt nga shēngjini Lezhēs.Kemi problemet tona, dhe nuk mund ti mbajm pērgjithmon ashtu siq bēmē me komunitetin rom,egjyptian cigan.Sot ky komunitet jo vetēm nuk ēshtē integruar, por i gjen tē zhytur nē kazanat e plehrave dhe rrugēve tē kryeqytetit duke lypur te turistēt dhe duke larē xhamat e makinēs nē kryqēzime.MOS E PREK MAKINEN ulērinte njē zonjē