'Athina është shtëpia ime', Thomas Strakosha: Shqipërinë e zgjodha prej familjes, te Lazio vitet më të bukura

29 Nëntor 2025, 13:03Sport TEMA
'Athina është shtëpia ime', Thomas Strakosha:

AEK-u i Athinës fitoi 0-1 në Firenze kundër Fiorentinës në Conference League dhe shqiptarët Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios ishin më të mirët në fushë. Strakosha, ish-gardiani i Lazios është një emër i njohur në Itali dhe 'Cronache di Spogliatoio' përfitoi nga vizita e tij në Firenze, duke i marrë një prononcim për vitet e kaluara në Serie A dhe më pas rikthimin në Athinë, vend që gardiani e quan shtëpi, pasi aty ka lindur.


"Vitet te Lazio - 
Lazio i Immobiles, Luis Albertos dhe Milinkovic-Savicit? U argëtova shumë duke luajtur me ta. Ato ishin ndoshta vitet më të mira të karrierës sime. Më i forti, megjithatë, për mua në nivel teknik ishte Pedro. Mbresëlënës.

Inzaghi dhe debutimi - Ai më dha debutimin tim, është një djalë që bën shumë shaka, të largon presionin. Do t'i jem përjetë mirënjohës. Ai po bën shumë mirë edhe në Arabinë Saudite, e meriton karrierën që po bën. Shpresoj se kam kontribuar sadopak.

Keqardhje dhe lamtumira te Lazio - Ishin dhjetë vite të mrekullueshme te Lazio. Keni ndonjë keqardhje për largimin? Jo, e dija që do të kthehesha në shtëpi herët a vonë. Largimi nga shtëpia në moshën 16 vjeç nuk është e lehtë, por më ndihmoi të rritem si burrë. Jemi të gjithë ende në kontakt, edhe pse pothuajse askush nga Lazio im nuk ka mbetur.


Rilindja në Greqi - Pas dëmtimit tim në Premier League, humba pothuajse një vit të karrierës sime. Më mundonin dyshimet: 'A do të jem ndonjëherë përsëri i njëjti?' Te AEK, kam gjetur përsëri lumturinë dhe kjo duket në fushë. Këtu, ka shumë ish-lojtarë të Serie A: Joao Mario, Jovic, Brignoli, Pereyra dhe Marin, ne gjithmonë bëjmë shaka.

Për të luajtur me Kombëtaren, zgjodha Shqipërinë për familjen time, por unë kam lindur në Athinë, kjo është shtëpia ime. U habita nga niveli i ligës greke, nuk e prisja të ishte përmirësuar kaq shumë. Ju siguroj, ekipet e mëdha greke nuk kanë asgjë për t'u pasur zili nga klubet në Spanjë, Itali apo Angli", tha 30-vjeçari.

16 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    gezuar ramazonin....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gogi

      Rri atje se vetem per portier nuk vuan njeri. Jà kto Jan njerezit qe luajn pa' zemer.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gezuar Baftjar

        Ska kujt ti njgjase.. edhe ky, I jati dhe Pirro Dhima duhet te krijojne nje treshe te fort dhe te shkruajn nje liber bashke. Se vllezerit grek do ja blejn.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli

          Cfare thua mor trap,ai luan per kombetaren ti e krahason me ate karagjozin Dhima

          Përgjigjjuni
        2. l
          luli

          je shqiptar edhe 7 breza sa do qe perpiqesh te behesh grek,te vije turp para shqiptareve per deklarimet e tua,ste pyeti njeri per shtepine tende,ai lojtar qe luan me kombetaren duhet te ndjehet 100% shqiptar,e turperove babain para shqiptareve,e vlersoj kontributin tend dhe te babait...kujdes me deklaratat e pa nevojshme...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashi

            Pse luan pa zemër Strakosha more Gogi, se është shqiptar i lindur në Greqi ? Çfarë ndryshim ka nga shqiptarët e lindur në Shqipëri ? Ai është shqiptar me prindër shqiptarë 24 karad .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teodor

              Normal me mik ka hyre. Perzune Berishen. Nuk je Greku o Stako....Himara nuk eshte Greke e ska patur kurre Greke. Keta tifozet Kosovar te gjithe Ortodokset i bejne Greke. Per keta duhet te kesh emrin Hasan qe te jesh Shqiptar. O perendi....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tellalli

                O Teodor, po ku e dëgjove ti të ketë thënë Strakosha që jam grek ? Po normal që shtëpia e tij është aty ku ka lindur e është rritur . Por ama është shqiptar i lindur nga prindër shqiptarë . Pse i ngatërroni gjërat ?

                Përgjigjjuni
              2. T
                Toronto Writer

                Strakosha është ylli i Shqipërisë! Mijëra shqiptarë kanë lindur në Greqi. Familja, gjaku, raca, ADN-ja dhe gjithçka që bën për ATDHUN të bën shqiptar! O Strákosa eínai to astéri tis Alvanías! Chiliádes Alvanoí genníthikan stin Elláda. I oikogéneia, to aíma, i fylí, to DNA kai óla ósa káneis gia tin PATRIDA se kánoun Alvanó! Ο Στράκοσα είναι το αστέρι της Αλβανίας! Χιλιάδες Αλβανοί γεννήθηκαν στην Ελλάδα. Η οικογένεια, το αίμα, η φυλή, το DNA και όλα όσα κάνεις για την ΠΑΤΡΙΔΑ σε κάνουν Αλβανό!

                Përgjigjjuni
                1. b
                  babe rexhepi

                  Ketu kombetaren shqiptare e kane pushtuar ramazanllinjte, prandaj dhe flitet qe ai qe do te zevendesoje Silvinjon, do te jete nje hoxhe nga Stambolli.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironsi

                    Me mire"ramazallinjt" se sa ky...rrumi i zi...qe flet percart dhe qe nuk e di as vete deri me sot se cfare ka kerkuar tek kombetarja shqiptare....thjeshte kokrra e dylberit....

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjati

                      More hajvanë , ai nuk po thotë që nuk jam shqiptar , përndryshe nuk do të luante më Shqipërinë , por po thotë që Athina është shtëpia ime , se aty kam lindur, ku është e keqia këtu ? Sigurisht që shtëpinë njeriu e ka aty ku ka lindur e është rritur , kombësia është tjetër gjë .

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      Undifened

                      Kujt po ,,,,,i rruhet,,,,,more zhabzi....rrije atje nuk te mori askush me zorr....more h....

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Replikuesi

                        Na mbyti turqëria . Strakosha dhe stërgjyshërit e tij, shqiptarë ortodoksë ishin ndër shekuj dhe të tillë mbetën, ndërsa stërgjyshërit tuaj u bënë bythlëpirës së pushtuesit otoman dhe tradhëtuan fenë , zakonet, emrat, traditat e u bënë më turq se turqit . Kini gojë të flisni juve, tradhëtarë të kombit .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdogan

                          Te vetmit qe rezistuan pushtimin Osmane ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ishin Orthodhokset Greke. 1100 vjet Perandori Greke me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos keta Genitcere flasin per "Komb Skiptare"! Keta i ndryshuan te gjitha Topo-Onomatos (Toponim Greqisht) Greke te Vorio Epirit. Sa turp! Nga Agi Saranda (40 "Shenjtore" Greqisht ne Sarande! Tripolis ne Tropoje! Kostantinopolis ne Kostandinopoje! Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke ne 532 A.D ne Kostantinopolis (Istambul) e kthyer ne Xhami hje qe Ilyret i thonin Agios hreqisht dhe jok Shen latinisht. Keta Genitcere flasin per Turqini Mike Strategjike dhe per "Unesko" me kryetare Presidentin e Sh.B.A-ve Tramp. Ppu.pu.pu.pu! Popull i nenshtruar qe Eshte Krijuar (Este Criate) ne dem (damage angl) dhe Urrejtje per Kombin Greko-Ilyre me qender Kostantinopolis. I vetmi Komb qe i ka rrenjet qe me Veprat e Omiros (Homer "shqip") Ilyadha dhe Odhisea ne shekullin e 8-te P.E.S eshte Greqia qe shtrihej nga Roma e ndertuar nga te mnijetuarit e Troas ne Dhardhanele,Ionia zone kjo sa Franca dhe Germania bashke ne Asine e Vogel. Sa per kete Pashallek turk eshte turp dhe e kote te flasesh apo te shpenzosh kohe. Keta flasin per fise Zulu te mbetura nga Perandorite.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vl

                            Sa e kemi ndryshimin nga losovaret Shaqiri e co kan lind ne kosove dhe as njeri nuk i shan pavarsisht se nga brenda i gerryen.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje