Vllaznia është mposhtur në ndeshjen e javës së 13-të të Superiores përballë Teutës me rezultatin 0-1.
Goli i vetëm në “Loro Boriçi” u shënua në minutën e 84’ nga Beshiraj, i cili i dha tre pikë të rëndësishme durrsakëve dhe fitoren e parë në Shkodër pas 8 vitesh.
Ekipi i Dobit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes së kuq të Fadairos në minutën e 90’, pasi u vonua të linte lojën në zëvendësim.
Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Vllaznia është e dyta me 24 pikë, një më pak se Elbasani kryesues.
Elbasani dhe Partizani nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke përfunduar pa gola.
Të dy skuadrat krijuan shumë pak raste të rrezikshme gjatë ndeshjes dhe nuk arritën të shënojnë.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin, pas përballjes me Dinamon javën e kaluar, ndërsa edhe Partizani përsërit performancën e javës së kaluar kur ndaloi Vllazninë.
Ekip pa gjak Martini ben mire te fusi nja 6 lojtare nga rezervat skuadra eshte e dobet fizikisht mbas minutes se 60 lojtaret levizin ne fushe sikur terheqin qerren