Barcelona përfshiu punonjës pa dokumenta në ndërtimin e stadiumit të ri, gjobitet me 1 mln euro!

27 Nëntor 2025, 15:20Sport TEMA
Barcelona përfshiu punonjës pa dokumenta në ndërtimin e

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion.

Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk.  Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.

Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.

 

1 Komente

  1. S
    Sefer Daja

    Prisni shtahaj kur Salmuti t organizoj protest dhe foltore n Barcelon me teme: lubi Balluku dhe Ramaduro kan perzan spanjollt ne kon mor puntuer maroken pa dokomenta punet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje