Stavros Pilios me shumë gjasa do të jetë futbollisti i ri në Kombëtaren e Sylvinhos. Ky konfirmim vjen nga familjarët e mbrojtësit 24-vjeçar, të kontaktuar prej “Albania Team”.
Në bazë të këtij informacioni, e qartë se Pilios ka pasur kontakte me trajnerin Sylvinho dhe kanë rënë dakord për të qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e marsit. Po kush është Stravios Pilios dhe çfarë lidhje ka me Shqipërinë?
Familja e tij është me origjinë nga Dropulli i Gjirokastrës, ndërsa Stavros Pilios ka lindur në Rohdos. Mbulon të njëjtin rol sikurse Mario Mitaj, mbrojtës i majtë, luan me ekipin që lunante Mitaj, AEK i Athinës. Kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 1.2 milionë euro, ndërsa ka rol të rëndësishëm në ekipin grek.
Po po , e sigurt qe nuk ka mundur te hyje dot ne kombetaren greke , dhe tani ben "patriotin" duke pranuar ftesen e Sylvinjos kurse ky na e shet sikur ka bere nje afrim "madheshtor"
Po pse jo??!! Kombetarja eshte per cilindo qe ka nje origjine nga Shqiperia pamvaresisht etnise. Edhe Panajot Pano i famshem ishte minoritar grek por i ka dhene kombit shqiptar shume me teper se ty dhe shume nga ne te tjeret nga pas tastieres. Po keshtu edhe Lefter Millo i kombetares se viteve 80-90 ishte minoritar grek qe madje e kerkuan greket ta afronin me kombetaren e tyre, por ai mbajti vetem bluzen kuq e zi derisa vdiq ne aksident me makine. Minoriteti eshte pjese e jona, nuk eshte trup i huaj ne kombin tone. Sa i perket bukeshkaleve dhe te shiturve te jesh i sigurt qe soji yne ka me bollek packa se jane 100% shqiptare gjenetikisht si puna e Belerit, Pirro Dhimes, Luan Shabanit etj. Po nejse ky eshte muhabet tjeter. Djali mire se te vije dhe dashte Zoti befte hajer me kombetaren.
Ti perdor shprehjen " ...i ka dhene kombit....". Ky eshte profesioni i tij , futbollist. Kombit i jep edhe nje pastrues qe fshin rruget , ate profesion ka dhe me ate i sherben kombit. Po ashtu dhe une e ti me profesionet tona. Por ne s'na thote kush qe i sherbyet kombit !!!! Te jesh i sigurt qe ky djali , 24 vjec , nuk ka mundur te hyje ne kombetaren greke dhe ka pranuar ate shqiptare. Edhe po te kishte hyre ne kombetaren greke asgje te keqe sdo kishte bere. Eshte karriera e tij , ben cte doje. Ti quan bukeshkale Pirro Dhimen , por cke per te thene per ata mijera shqiptare qe per interesat e tyre heqin dore nga nenshtetesia shqiptare !!!!!
Like greket e kane zhvilluar ate si talent .Ne po vjedhim punen e tyre .nese eshte i mire e i hyn ne pune kombetares kush po piet nese shqiperia eshte zgjedhha e pare apo e dhjete .