Borussia e Dortmundit futet në garë për Fisnik Asllanin

25 Nëntor 2025, 15:23Sport TEMA
Borussia e Dortmundit futet në garë për Fisnik Asllanin

Fisnik Asllani është objektivi numër një i Borussia-s së Dortmundit për merkaton e verës. Sipas medieve gjermane sulmuesi i TSG 1899 Hoffenheim ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Kovaç, e cila po përgatitet për të zëvendësuar Serhou Guirassy.

Sulmuesi afrikan mund të kërkojë që të largohet nga Gjermania dhe klubi i Dortmundit ka nisur që të kërkojë në merkato një zëvendësues. Skuadra në fjalë do të ishte ideale për bomberin dardan, i cili do të kishte hapësirë për të luajtur rregullisht.

Për 23-vjeçarin do të ishte bjë hap përpara në karrierë pasi Borussia e Dortmund me shumë mundësi do të jetë njëra prej ekipeve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Champions League vitin që vjen.

1 Komente

  1. T
    Turceli

    Wow Borussia do afroka ne ekip Turceliun e 3-te pas Salih Özcan dhe Emre Can.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje