“Armando Broja ka kualitet për të luajtur me Barcelonën dhe Realin”, Arbër Hoxha: Futbolli anglez më pëlqen, Polonia…

25 Nëntor 2025, 12:42Sport TEMA
“Armando Broja ka kualitet për të luajtur me Barcelonën dhe

Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha ka folur në lidhje live për “Koha Shtesë +3”, teksa ka shuar kureshtjen për të ardhmen, madje duke bërë “zhurmë” për Armando Brojën:

“Më pëlqen Anglia, është nivel më i lartë i futbollit në gjithçka. Të shohim, kam  firmosur kontratën e re me klubin e Dinamo Zagreb, ata kanë të drejtat për shitjen time ose vazhdimin në Zagreb.

Për oferta konkrete nuk kam dëgjuar. Nuk jam i interesuar për këtë gjë tani. Besojë se mund t’i përshtatem futbollin anglez. Polonia? Grupi te Kombëtarja është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Atmosfera është shumë e mirë. Besojë se mund të bëjmë ëndrrën realitet.

Fitorja në Serbi ishte një faktor. Jemi të bashkuar. Broja? Armando për kualitet nuk ka rival. Cilësitë e tij nuk i vendos në diskutim askush.

Lëndimet e kanë dëmtuar për vazhdimësinë. Për kualitet, Armando Broja mund të luaj te Real Madrid dhe Barcelona. Besojë shumë se Broja do rikthehet dhe do na ndihmojë. Jam i bindur se do shfaqet sërish Broja që njohim të gjithë. Ai stërvitet shumë mirë, është një profesionist i vërtetë”.      

2 Komente

  1. d
    daku

    nuk mund te humbas kohe te`t kthej pergjigje

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      O plako ku e ke pa kualitetin e Brojes ti? Ne stervitje? Jo per gje, por ai futboll nuk luan as me skuadren e klubit te vet. Hapni syte, mos quani talent, nje qe praktikisht vetem stervitet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje