Gjatë tetë viteve të fundit ishte një supozim i heshtur në futbollin zviceran: Xherdan Shaqiri ishte ylli, por Granit Xhaka ishte ai që e mbante sistemin gjallë. Sot, me paraqitjet e tij te Sunderland dhe te Zvicra, supozimi nuk është më pjesë e debatit - është fakt, shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Prandaj duhet bërë pyetjen: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë? Jo domosdoshmërisht më i miri teknikisht, por ai që e ndryshon një ekip nga themeli.
Xhaka, bir i prindërve nga Kosova, ka qenë gjithmonë i pajisur me një sens të lindur përgjegjësie. Që në fëmijëri, ai ishte “udhëheqësi i natyrshëm” - një rol që më vonë u forcua përmes sfidave dhe goditjeve që e shoqëruan karrierën e tij. Nga talenti i hershëm që shfaqet në finalet e Danone Cup, te titulli botëror me U-17, e deri te debutimi te FC Basel - gjithçka tregonte se Graniti nuk ishte lojtar i zakonshëm.
Edhe pse shpeshherë është përballur me kritika, ndonjëherë të ashpra, ai ka reaguar me një forcë pothuajse kokëfortë. Në Borussia Mönchengladbach mësoi se fjalët vlejnë vetëm nëse i mbështet në fakte. Në Arsenal, pas periudhës së vështirë me kartonë, polemika dhe veçanërisht incidentit me tifozët në vitin 2019, një bisedë me Mikel Artetan i ringjalli karrierën.
Ai punoi për veten, ndryshoi, u rrit dhe u kthye në lider të padiskutueshëm.
Sot, Xhaka është shembull i rrallë i një futbollisti që vlen shumë më tepër se statistikat. Ai është standard, ritëm, strukturë.
Te Sunderland, një skuadër që sipas parashikimeve duhej të luftonte për mbijetesë, ai krijoi një transformim që mediat angleze e quajnë “fenomen”. Ai dirigjon tonin në stërvitje, mban ekipin të bashkuar dhe e shtyn drejt një niveli që askush nuk e priste. Te Zvicra, ndërkohë, është dirigjenti i një orkestre që funksionon sipas pulsit të tij. Kur Xhaka është mirë, Zvicra është mirë.
Madje edhe kur nuk merr skenën për vete, ai krijon hapësira që të tjerët të shkëlqejnë, siç ndodhi kundër Kosovës dhe Suedisë.
Për një kohë, pati dyshime për rolin e tij si “teamplayer”, veçanërisht pas disa polemikave në ndeshjet kundër Serbisë apo episodit të tattoove para Euro 2021. Por vitet e fundit ai është kthyer në një figurë më të matur, më strategjike - pa humbur agresivitetin e tij të domosdoshëm.
Marrëdhënia me trajnerin e Zvicrës, Murat Yakin, është stabilizuar; ndikimi i tij në grup është aq i madh sa fjalët që Xhaka thotë në stërvitje shndërrohen në moto për gjithë skuadrën.
Influenca e tij shkon përtej fushës.
Ai është sot më shumë se lider - është “arkitekt i mentalitetit”, njeriu që e ngre standardin dhe e detyron gjithë ekipin të ngrihet me të. Në një kohë kur shumë yje varen nga statistikat dhe rrjetet sociale, Xhaka është futbollisti i vjetër në shpirt, por modern në qasje: i përkushtuar, i disiplinuar, i pandalshëm.
Prandaj pyetja nuk është më provokuese, por e vlefshme: A ka sot një futbollist në botë që e ndryshon një ekip më shumë sesa Granit Xhaka? Teknika e tij nuk është më e mira absolute. Por ndikimi që ka - te klubet, te Zvicra, te lojtarët rreth tij - e bën unik.
Dhe fundi i kësaj historie ndoshta ende nuk është shkruar. Xhaka tashmë po punon për licencat e trajnerit. Në të ardhmen, ai mund të bëhet po aq i rëndësishëm nga bankina sa është sot në fushë. Ashtu siç thotë Yakin: “Ai mendon si trajner. Dhe kështu e udhëheq kombëtaren e Zvicrës”.
E përkohshme është forma, por ndikimi i Granit Xhakës duket se do të zgjasë shumë më gjatë, shkruan “Blick”.
Po e shkruaj qe tani qe te mos thoni nuk e dinim. Kosova me fishellimet kunder Xhakes, humbi shansin ideal qe te shkonte ne botror. Do masakrohet ne mars nga albitri… kuptohet me urdher nga uefa. Idotesira te tilla jane te patolerishme dhe kush jeni ju mor robqira qe mendoni te ofendoni nje nder ikonat e futbollit i cili ka qene nder shtyllat mbeshtetse qe kosova te pranohej ne fifa( tha ate dite ceferini)
Pese debila qe fishkellej e nje lojtar nuk perfaqesojne nje popull te tere qe respekton bijte e vet kudo ku ato jetojne e punojne. Granit Xhaken e respektojne te gjithe shqiptaret ne te dyja anet e atij kufiri qe kurva Europe na ka vene por edhe te tjeret qe jetojne neper bote.
Granit Xhaka eshte nje njeri si te tjeret , qe ndoqi karrieren e tij , per te arritur maksimumin e te ardhurave te tij ekonomike ( si cdo njeri ne profesionin e tij )! Nuk ka bere asgje per patriotizem , te besh shqiponjen dhe te thuash jam krenar qe jam shqiptar , jane thjesht simbole qe i bejne te giithe , jo patriotizem. Nese donte te tregohej patriot , pasi Kosova u shpall shtet mund te ikte nga Zvicra dhe te shkonte te Kosova ( rregullat e Fifa e lejojne kete gje per nje shtet qe nuk ka ekzistuar me pare dhe krijohet i ri , lojtari mund te nderroje kombetare ). Ai nuk e beri kete , dikush qe nuk ishte dakord me kete vendim , ka gjithe te drejten e tij te vershelleje , ashtu si te tjeret qe e respektojne vendimin e tij per te qendruar te Zvicra dhe nuk vershellejne.
Ke shume te drejte! Ne fakt Xhaka nuk luajti kunder Kosoves ashtu sic do te luante kunder dikujt tjeter. Uroj qe Kosova te vazhdoje me lart dhe nuk eshte faji i skuadres per sjellje te tille. Faji eshte i disa funderrinave qe marrin per model huliganet serbe. Kosovaret derdhen gjak qe te mos jene me serbet, si serbet dhe tani kemi keto idiote qe sillen si ata. Futbolli duhet te mbetet futboll dhe te mos tjetersohet ne nje hapesire ku njerezit e trashe te shfryjne dufet e deshtimeve personale ne jete.
Na çat bythen me kete Granitin, jo po me i miri ne bote
Ha mut ha