Foto Strakosha foli në Klan News, për ecurinë e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit dhe për fazën “play off”.
Në intervistën me gazetarin Besard Jacaj, ish-portieri i Shqipërisë, vlerësoi ecurinë e ekipit kuqezi.
Ai theksoi se nuk ka ndeshje të lehtë, por beson te një kualifikim historik për në Botëror.
I pyetur për trajnerin Silvinjo dhe zërat e shumtë që e quajnë me fat, Strakosha deklaroi se nuk i intereson kjo, por vetëm rezultatet.
“Do vlerësoja të gjithë ecurinë e Kombëtares, që na dha këtë gëzim të madh. Besoj se pati ulje-ngritje, shumë nga ne patëm momentin e dëshpërimit me barazimin në Letoni, sidomos kur barazuam me Serbinë. Çunat na dhanë gëzim të jashtëzakonshëm me fitoren në Serbi. Unë kam besim te ky ekip, shpresoj dhe ëndërroj që në vazhdim të vijnë breza që do na japin gëzime më të mëdha.
Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha janë të vështira. Na duhej fitorja në Letoni dhe nuk e arritëm. Kjo do të thotë se të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në “play off” është shumë e vështirë, por gjithçka mund të ndodhë. Kemi shpresa, sepse janë me një ndeshje. Ne nuk na pengon asgjë që të ëndërrojmë dhe të besojmë tek ekipi kombëtar. Uroj të na japin këtë gëzimin e madh për të shkuar në Botëror.
Për Thomas Strakoshën nuk do flas unë. Është diçka që e besoj. Normale që portieri duhet në momente të veçantë të japë çfarë është e mundur. Futbolli është në kolektiv, nuk është me individë. Merita është që trajneri të marrë më të mirën e futbollistëve dhe të arrijnë rezultatet që ne kemi dëshirë.
Broja ka të dhëna fantastike dhe shumë të mira. Ka edhe lojtarë të tjerë, të cilëve trajneri duhet tu marrë maksimumin.
Nëse Silvinjo është me fat, a arriti të na çojë në Europian?! Mund të kenë të drejtë ata që thonë se ka fat. Mua më intereson rezultati. Shpresoj të na çojë në Botëror”, u shpreh Foto Strakosha.
Respekte per legjenden Foto !!! Por pak rezerva per djalin e tij. Me keqardhje por 2 golat me Angline ishin faji i tij , sidomos goli i pare. Sidoqofte e pergjithshmja e tij ne gjithe eleminatoret ishte pozitive !!!
Rezultati ka rendesi ,shkojme ne boteror apo jo .nashi nese silvinjo e harrin prej fatit apo se eshte trajner i zoti c’rendesi ka perderisa na con atje .shqipot ene dun pidh ene e duan te rruar .nashi silvinjo po ben me te miren me lojtare jashte forme apo qe luajne ne arapi e iran ne liga pa shume konkurrence .si tha dhe rraklli keta kemi nuk eshte se kemi me te miren e ky s’po i therret .