Nuk ka fitues në “Air Albania” mes Dinamos dhe Elbasanit

22 Nëntor 2025, 21:20Sport TEMA
Nuk ka fitues në “Air Albania” mes Dinamos dhe Elbasanit

Nuk ka fitues kryendeshja e ditës së sotme në Kategorine Superiore. Mbyllet në barazim 1-1 sfida Dinamo-Elbasani

Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Verdheblutë kalojnë të parët në avantazh falë golit të shënuar nga Tsague, por “blutë” kundërpërgjigjen me Bregun, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë është e luftuar, ndonëse reshjet e shiut nuk lejuan dy skuadrat që të jepnin më të mirë, por si Dinamo edhe Elbasani nuk arritën që të gjejnë golin e fitores.

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja në “Air Albania” me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë. Pas këtij barazimi, Elbasani ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 24 pikë (Vllaznia luan nesër), ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve në klasifikim.

Lini një Përgjigje