Bristol City arriti një fitore të pastër 3:0 ndaj Swansea në kuadër të xhiros së 16-të të Championshipit anglez, ndërsa mesfushori shqiptar Anis Mehmeti luajti një rol kyç në këtë sukses.
Megjithëse nuk arriti të shënojë vetë, Mehmeti, i cili ka tri paraqitje me kombëtaren shqiptare, kontribuoi drejtpërdrejt në të tre golat e ekipit.
Ai asistoi për golin e parë që u realizua në minutën e katërt, më pas për 2:0 në minutën e 31-të, dhe për golin e tretë tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
24-vjeçari vazhdon të ketë një sezon të mirë, me gjithsej pesë gola dhe gjashtë asistime në 16 ndeshjet e luajtura në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Pas kësaj fitoreje, Bristol City grumbulloi gjithsej 26 pikë pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.
Lini një Përgjigje