Shqipëria, më pak e privilegjuara për kualifikimin në Botëror

21 Nëntor 2025, 17:53Sport TEMA
Shqipëria, më pak e privilegjuara për kualifikimin në

Kombëtarja e Shqipërisë u pozicionua në shtegun B në play-off-in e Kupës së Botës 2026. Polonia do të jetë përballë kuqezinjëve në gjysmëfinale, ndërsa nëse arrin në finale do të përballet me një nga Ukraina ose Suedia.

Por, sa janë shanset e Shqipërisë për të avancuar përtejë play-off-it?

Sipas “Football Meets Data”, një faqe e specializuar në statistikat e futbollit, kuqezinjtë kanë 32% shanse për të shkuar në finalen e play-off-it dhe 12% për kualifikimin në Botëror.

Ukraina është më e avantazhuara për të arritur e para finalen e play-off-it me 70%. Pas tyre janë polakët me 68%, shqiptarët me 32% dhe suedezët me 30%.

Përsa i përketë kalimit në Kupën e Botës 2026, Ukraina është sërish në krye me 42% shanse. Polonia është e dyta me 31%. Suedia ka 14%. Dhe, në fund janë kuqezinjtë me 12% shanse.

Gjysmëfinalet e play-off-it zhvillohen më 26 mars 2026 dhe pesë ditë më pas zhvillohen finalet.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në SHBA – Kanada – Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

1 Komente

  1. T
    Tifozi me fara luledielli

    Po ku kemi futboll ne. Mjafton te shikosh ligen shqiptare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje