Zbulohen shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për kualifikimin në Botëror

20 Nëntor 2025, 21:20Sport TEMA

Zbulohen shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për kualifikimin

Shqipëria dhe Kosova mësuan këtë të enjte rivalët me të cilët do të përballen në gjysmëfinalet e play-off-it të Kupës së Botës 2026. Gjithashtu, kuqezinjtë dhe “dardanët” mësuan edhe rivalët e mundshëm nëse do të kalojnë në finalet e play-off-it.

Në gjysmëfinale do të kemi duelet Poloni – Shqipëri dhe Sllovaki – Kosovë. Finalet e mundshme për ekipet shqiptare do të jenë Ukrainë – Suedi / Shqipëri dhe Kosovë / Turqi – Rumani.

Por, sa janë shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për të shkuar në Kupën e Botës 2026?

Sipas kalkulimeve nga “We Global Football”, një faqe e specializuar në statistika futbolli, Shqipëria ka 10% shans për të shkuar në Kupën e Botës. Ndërkohë, Kosova ka 15.7%.

Italia është ekipi me shanset më të larta: 62.2%. Ndiqet nga Turqia me 52.2%, Danimarka me 48.6% dhe Ukraina me 42.6%. Pra, katër ekipet e vazos së parë në short janë më të avantazhuarat.

Në vazon e tretë, ku u vendosën Shqipëria dhe Kosova para shortit të së enjtes, “dardanët” kanë përqindjen më të lartë për kualifikim, të ndjekur nga kuqezinjtë.

Megjithatë, Kosova përfaqëson vetëm vendin e nëntë nga 16 ekipet pjesëmarrëse me shanset më të larta për të siguruar kualifikimin në Botëror verën e ardhshme. Shqipëria është një vend më pas.

Kujtojmë se ndeshjet gjysmëfinaliste të play-off-it do të zhvillohen më 26 mars 2025 dhe pesë ditë më vonë do të luhen finalet.

Shorti që do të përcaktojë grupet e Kupës së Botës 2026 do të hidhet në dhjetor në Uashington DC.

4 Komente

  1. S
    Skënder

    Futbolli është sport i pa parashikueshëm,dhe fati ndikon shumë. Ndershëm me folë : Me gjendjen aktuale të përbërjes,taktikës dhe cilësisë të lojës të ekipit kombëtar shqiptar,për mendimin tim, faleminderit shumë o djem - keni arritur objektivin deri këtu. Shqipëria aktuale NUK e meriton të shkojë në Botërorin e ardhëshëm. Nëse për këto 3 muaj rikthehet Shqipëria e eleminatoreve të Europianit të fundit ,atëhere do të flasim dhe madje jo vetëm do të flasim por edhe do të brohorasim nga gëzimi i një suksesi historik! Tifoz i kombëtares të futbollit po - nacionalist idiot jo!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Po te ishte per keto kalkulomet ne nuk do ishim ne play off.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbert

        Eshte e veshtire por jo e pamundur.Ne kemi shanset tona dhe mund te fitojme.Besoj se kemi kombetaren me te mire te te gjithe kohrave.Shpresoj te jene ne forme lojtaret tane ne mars dhe te na bejne krenar.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Polaket munden vetem nqs luajme me pressing

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje