Pas hedhjes së shortit të “play-off”-it të Botërorit, ku Polonia do të përballet me Shqipërinë më 26 mars në Varshavë, trajneri polak Jan Urban ka dhënë një vlerësim të lartë për Kombëtaren kuqezi.
Urban u shpreh se, edhe pse nuk e ka ndjekur nga afër ekipin shqiptar, ai e imagjinon Shqipërinë si një skuadër teknike dhe moderne në lojën e saj.
“Nuk e kam ndjekur nga afër Shqipërinë, kjo është normale, por nëse dikush do të më pyeste se si e imagjinoj këtë ekip, do të mendoja menjëherë për një ekip që luan futboll teknik dhe të kombinuar. Ata kanë një trajner, Sylvinho, një brazilian, kështu që mendoj se luajnë atë lloj futbolli. Ata kanë shumë lojtarë nga liga italiane, që do të thotë se janë shumë të përparuar teknikisht,” tha Urban.
Shorti e vendos Shqipërinë përballë një sfide të fortë në Varshavë, ndërsa trajneri polak paralajmëron respekt maksimal për kuqezinjtë, duke nënvizuar cilësitë teknike dhe identitetin e qartë të lojës së tyre.
Pompo ekipin kundershtar jane fraza qe sot po perdoren nga te gjithe tranieret....
Vulën e ka vënë kur thotë ... kanë teknik brazilian dhe mendoj se bëjnë lojë braziliane"