VIDEO/ “Qesha se shmangëm Italinë dhe Uellsin”, Armand Duka flet pas shortit: Shpresoj të kemi futbollistët në formë të mirë

20 Nëntor 2025, 14:43Sport TEMA
VIDEO/ “Qesha se shmangëm Italinë dhe Uellsin”, Armand

Shqipëria është njohur pak më parë me kundërshtarin e fazës së “Play-Off”. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, një rival me të cilin janë përballur edhe në të kaluarën, ndërsa kanë arritur edhe të fitojnë.

Pas hedhjes së shortit Armand Duka, kanë dhënë mendimin e tyre të parë për rivalët dhe mundësinë për të qenë në Botëro.

I buzëqeshur? Ndodhi kështu në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parë dhe ndaj qesha, kur i shmangëm këto.

Nuk kam ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “Play-Off”. Polonia një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë tona. Do të luajmë në Varshavë në mars.

Shorti i favorshëm? Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short. Ne ishim të mërzitur për shortin e kualifikueseve, por në fund dolëm të dytët. Shpresojmë që të kemi futbollistët gati dhe në formë të mirë. Të mos kenë dëmtime dhe t’i kemi të gjithë.

Sllovakia, ishte dëshira juaj? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm, me diferencat që janë më të vogla ose hic. Në një diskutim që bëmë rrugës, unë shpreha dëshirën për Sllovakinë, ndërsa të tjerët për Uellsit.

Kosova a ka shanse? Kosova është një ekip i mirë, po kalon një moment të mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe në mars. I ka të gjitha mundësitë për të kaluar Sllovakinë dhe për të sfiduar më pas Turqinë ose Rumaninë. I ka të gjitha shanset për të fituar edhe finalen dhe për të qenë pjesë e Botërorit”, përfundon Duka.

3 Komente

  1. K
    Kadri Hasbiu

    Presi shyqyr qe na ra ky short. Italia dhe Uellsi na rrajne e na qijne. Kurse keta qe na rane tregohen cuna te mire, vetem na qijne.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aqif kopertoni

      O Duka ! O mafioz si do te binte Italia o te q...m....???????????? Ajo eshte ne pocin e pare, ndersa Shqiperia ne pocin e trete..????????????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti II

        Afiq te eshte çpu komerdaria, nuk te ben pune kopertoni. Po thote grupi i Italise dhe Uellsit, sepse ato rane ne nje grup dhe duhet ti mundje te dyja qe te kualifikohesh, fillimisht Uellsin e me tej Italine....Shorti ishte me grupime 4 e nga 4. Tani duhet te mundim Polonine dhe me tej Suedine ose Ukrainen. Uesllsi edhe me ne forme se Polonia dhe Italia eshte Italia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje