Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia janë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në shortin e të enjtes që vlen për “play off” e Botërorit 2026.
Ndeshjet e fundit në fazën e grupeve ishin përcaktuese për vazot e shortit.
Faza play-off përfshin 16 ekipe, nga të cilat 12 renditen të dytat në grupet kualifikuese dhe 4 vijnë nga Liga e Kombeve, në bazë të koeficientit më të lartë.
Këto skuadra ndahen në katër vazo sipas renditjes FIFA. Aktualisht, sipas rezultateve të fundit, Shqipëria pozicionohet në vazon e tretë së bashku me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Irlandën, teksa sot pritet të publikohet renditja e re e FIFA-s për muajin nëntor.
Në shortin që do mbahet më 20 nëntor në orën 13:00 në Nyon, UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3.
Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.
Faza e play-off-it zhvillohet me ndeshje teke. Fillimisht luhen gjysmëfinalet dhe, nëse nuk ka fitues brenda 90 minutave, ndeshjet shkojnë në shtesë e më pas në penallti.
Skuadrat fituese të këtij raundi më pas kalojnë në finalet e play-off-it, ku shorti përcakton si çiftet, ashtu edhe fushën e lojës, pa asnjë lloj avantazhi nga koeficientët.
Vetëm katër ekipe nga 16 pjesëmarrëse do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026.
Ndeshjet vendimtare të play-off-it do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026, data që tashmë janë të rrethuara me të kuqe për të gjithë tifozët shqiptarë.
Shqipëria është vetëm dy hapa larg ëndrrës së madhe botërore dhe me formën e deritanishme dhe shpirtin luftarak të skuadrës së Sylvinhos, ky moment historik duket më pranë se kurrë më parë.
Kosove e karrit . Toke tradhetaresh. Vendi Nexhmedin Spahiu . Serbi e vdekur Vucici i tredhur. Serbe te mbaruar. Vojvodina Hungarez Çfare do t'ju ngelet ?
cke pire te cicat mamit tend te nderuar apo je rit me qumesht pluhur