Gianni De Biasi, trajneri që kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016, ka dhënë një analizë interesante për formën e dobët të Armando Brojës dhe mënyrën se si ai do ta ndihmonte sulmuesin të rikthehej në nivelin maksimal.
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, italiani tregoi se problemi nuk është thjesht teknik ose fizik, por edhe personal dhe psikologjik.
“Po ta kisha unë Brojën, do të bëja diçka krejt ndryshe. Do kaloja një fundjavë me të,” tha De Biasi.
“Kështu do të kuptoja dinamikën e jetës së tij, si mendon, çfarë ndien dhe si i percepton situatat. E kam thënë edhe gjatë një darke me presidentin Duka.”
Trajneri legjendar vuri theksin te aspekti njerëzor, duke lënë të kuptohet se Broja ka më shumë nevojë për mbështetje emocionale sesa kritika.
“Nuk e di si kthehet Broja në super formë, por gjeni mënyrën dhe bëjeni. Ai e ka brenda, vetëm duhet nxjerrë,” shtoi ai, duke treguar besim të plotë te potenciali i 23-vjeçarit.
De Biasi, i cili ka respektuar punën e Sylvinhos dhe stafit aktual, nuk dha receta taktike, por një mesazh të qartë: Broja ka nevojë të kuptohet dhe të shoqërohet, që më pas të shpërthejë sërish në fushë.
Na e bejne Brojen sikur eshte Muriqi
Bravo De Biasi.
Interesante!!!! Para disa ditësh lexova diku nëpër portHale, se ky djalë ishte 26, dhe në një tjetër portHal, që ishte 24. Tani këtu ky thotë që, ky djalë është 23. I bënë njerëzit çorap. Ndajeni mendjen...23, 24, 26!!!!! GazeKarë, gazetarucë klikimesh.
Na cate bithen me te .una me rradakem time plake them se sylvinjo i ka dhene shance te shumta duke qene se ky ka tre vjet qe s’lusn ne klube ,por kur s’do te behet s’behet .Komvetarja ka dhe 22 djem te tjere e atyre s’po ua mban qejfin ne pjate ,edhe ata djem nanash jane e s’i ka pjelle lopa ,ne europian vajten pa ndihmen e Brojes