A mund të ndeshen Shqipëria me Kosovën në play-off?

17 Nëntor 2025, 10:42Sport TEMA
A mund të ndeshen Shqipëria me Kosovën në play-off?

Anglia ishte një test luksi, një sfidë prestigji, por u pa qartë që edhe Sylvinho kishte nisur të mendonte për ndeshjet e fazës “play-off” në një kohë kur kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidën gjysmëfinale për shkak të numrit të kartonëve.

Më 20 nëntor, në orën 13:00, nga Zyrihu, Shqipëria do të njohë rivalin e sajë në fazën “play-off”.

Fakt është që kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e 3 së bashku me Kosovën, duke shmangur në këtë mënyrë një përballje mes familjes.

Si pjesë e vazos së tretë, Shqipëria do të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, për momentin në këtë vazo bëjnë pjesë përfaqësuese si Sllovakia, Skocia, Republika Çeke dhe Irlanda.

Sfidën e parë në gjysmëfinalen e fazës “play-off”, Shqipëria do ta luajë në transfertë, ky është dizavantazhi i vazos së tretë.

Nëse kalojmë rivalin e parë, Shqipëria do të përballet në fazën finale të “play-off” me një nga dy fituesit e çifteve mes vazos së parë dhe të katërt, edhe kjo është një ndeshje teke, por që do të përcaktohet me short.

Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa ndeshjet finale më 31 mars. Shqipëria duhet të fitojë 2 takime për të shkuar në Botërorin “FIFA2026”.

1 Komente

  1. F
    Futbolldashes

    E kam thene dhe e them. Ne ndeshjet midis skuadrave Ballkanike, nga presjoni qe egziston midis popujve, kombetaret e vogla fitojne me shpesh kundrejt atyre me te medha. Sic fituam ne me Rumanine, Serbine, Greqine, Turqine et etj ashtu dhe kombi(etnia) Kosovar do na rrafi. Kane entusiazem dhe jane pregatitur nga elitat atje ta konsiderojne Shqiperine kundershtarin numer 1.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje