Shqipëria zyrtarisht në vazon e tretë për play-off-in e Botërorit, shmang përballjen me Kosovën! Rivalët e mundshëm dhe një dilemë

16 Nëntor 2025, 21:50Sport TEMA
Shqipëria zyrtarisht në vazon e tretë për play-off-in e

Shqipëria dhe Kosova do kërkojnë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026, por nga zona play-off. Të dyja skuadrat i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë. Zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova do jenë në vazon tre të play-off-it të Kupës së Botës 2026, duke shmangur një përballje mes tyre në gjysmëfinale, por ndeshjet do i zhvillojnë në transfertë.


Për momentin rivalët e mundshëm të dy skuadrave janë Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Uellsi. Dilema e vetme është renditja e Irlandës, pasi nëse ngjit shkallë në pozicionet e FIFA-s mund të këmbejë vazot me Uellsin.

Faza play-off e Kupës së Botës 2026 ka filluar të bëhet më e qartë. Më 19 nëntor FIFA do shpallë edhe renditjen zyrtare, nga e cila do vendoset edhe ndarja e 16 skuadrave në katër vazot përkatëse të fazës play-off, megjithëse ndryshimet do jenë minimale.

 

Më 20 nëntor në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00 do hidhet edhe shorti për të mësuar ndeshjet gjysmëfinale të play-off, të cilat do luhen më 26 mars.

Si funskionon play-off

12 skuadrat e renditura të dytat nga grupet kualifikuese të zonës UEFA dhe 4 skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do bashkohen në një short. 16 skuadrat do ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes në FIFA, që do të thotë se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Ekipi i Sylvinhos ndodhet në vazon e tretë (3) në shortin play-off së bashku me Kosovën dhe kanë rivalë ekipe si Skocia, Çekia, Uellsi apo edhe Sllovakia.

UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë në renditjen mujore të FIFA-s dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi. 

Duelet gjysmëfinale do jenë me një takim dhe nëse gjatë 90 minutave nuk ka fitues, ndeshjet shkojnë në shtesë dhe më pas me penallti.

Fituesit që do dalin nga këto çifte (8 skuadra), do përballen në finalet me një takim sipas një shorti që veç rivalëve, vendos edhe vendin e zhvillimit të ndeshjes, pa preferenca nga koeficienti. Këtu futen në lojë të teta skuadrat (nëse kualifikohet edhe Shqipëria). 

Pra në rastin më të mirë Shqipëria do ketë edhe dy takime në play-off e Kupës së Botës. Në rastin më të keq, do luajë vetëm një duel. Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026.

Ndarja momentale e vazove të shortit:

Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë

Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells

Vazo 3: Irlandë, Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë

Vazo 4: Maqedoni e Veriut, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

 

13 Komente

  1. .
    .....

    Vetem me Skocine jo,,,se na fusin 4-5gola...

    Përgjigjjuni
    1. d
      dakort

      E vertete, e mbaj mend ndeshjen e para 7 viteve si luanin. Ata na rrafin e na qijne

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeni rrace bastarde

        Po mos I let te te qijne, po sic, duket te paska ardhur lezet, o bastard e byth..re! Po nuk te vjen turp! Po si mund te thote burri “na rrafin e na qi..e”!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Eshte trudhperlare odiot I lindur Budalla qe nuk ka sherim

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakort

            Kuptoje metaforen o dru

            Përgjigjjuni
      2. L
        Like

        E kam thene. Ne ballkan kombet e vogla mposhtin te medhate ne futboll per shkak te ngarkesave emocionale qe shoqeerojne ndeshjet. Kombi Kosovar do na mposhte po luajtem me ta

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi

          I nderuar Like, Duhet t’a dini qe nuk ka komb kosovar pasi jemi nje komb: kombi shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Ishte Edi Rama me pseudonimin e tij te ri.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sander

          edhe te na mposhte skuadra Dardane prap SHqipetaret fitojne

          Përgjigjjuni
          1. L
            Like

            hahaha ata s i dua se na shajne me llafe te ndyra.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Muhameti

            Po te fitoje Maqedonia e Veriut ne Uells ne duhet te futemi ne vazon e dyte sepse Maqedonia e del e dyta ne grup dhe sposton Uellsin ne vazon e kater. Maqedonia eshte me poshte sene ne renditjen e FIFA s.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emër

              Hahahaha...zyrtare. Uellsi eshte i treti ne grup(Maqedonise i mjafton barazimi)

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koqe Bolevski,qendersulmues i Fyromit

                Me mire ndeshja AL-KS,t'pakten do jemi te sigurt se njeri ekip shkone ne Boterore!Doren ne zemer,gjysma e Fyromit(ne mos me teper) eshte e jona,duke mos harruar ketu Zvicren e Xhakes,prandaj njeriu vjen tek perfundimi se s'ka Kupe Boterore pa shqiptare!Por ju prape,si te doni...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje