Trajneri i Anglisë i thur elozhe kuqezinjëve, Tuchel: Shqipëria e fortë, shihemi në Botëror

16 Nëntor 2025, 20:40Sport TEMA
Trajneri i Anglisë i thur elozhe kuqezinjëve, Tuchel: Shqipëria e

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel i thuri elozhe Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes së tyre, të fituar 0-2 nga “Tre Luanët”.

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar”, tha ai fillimisht.

“Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mire”.

“Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar”.

“Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, përfundoi trajneri gjerman.

Kuqezinjtë janë në play-off-in e Kupës së Botës 2026 dhe më 20 nëntor do të presin të mësojnë emrin e ekipit kundërshtar. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play-off-it do të zhvillohen në mars 2026.

Anglia e ka siguruar direkt pjesëmarrjen në Botëror si vendi i parë në grup.

 

 

5 Komente

  1. X
    XXXL

    Pasi te rrafin mire e mire te bejne "qejfin", keshtu e do puna dhe miresjellja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikiater

      mos shif shume porno se te demton. sporti eshte kulture, keshtu komunikohet. nuk eshte rrahje me dru fjala bie si te rrihnin ty prinderit

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kuksjani Tirane

      Shihemi ne boteror o kombi vella i yni i humbur pertej detit...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sander

        fjalet e tij ne vesh te Perendise thote populli

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Na qine ne bythe me lezet edhe kesaj here .me sa mbaj mend kaq na kane mundur ne tirane edhe ne kohe te shyq rrelit kur ishim komplet te izolum sa edhe nje turist i zakonshem na dukej presonalitet jo me yjet e premier lifes .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje