Një ndeshje si e barabartë për pjesën më të madhe të lojës. Ky ishte mendimi i trajnerit Sylvinho pas përballjes me Anglinë. Ai deklaroi se paraqitja e futbollistëve shqiptarë ishte për t’u vlerësuar.
“Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kanë qenë 70 minuta të barabarta. Është një skuadër që përgatitet për finalen e Botërorit, ndërsa ne përgatitemi për t’u kualifikuar në Botëror. Futbolli nuk është të futesh në fushë dhe të luash, duhet të jesh i organizuar. Nëse e bën këtë, rezultati mund të vijë. Jemi një skuadër në rritje”, tha Sylvinho.
Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka në një reagim në rrjetet sociale thotë se është krenar për këtë ekip.
“Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati. Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre. Play-off-i është i yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit!”, tha Duka.
Arbër Hoxha, një nga më të mirët në fushë për kuqezinjtë tha se mungoi edhe pak fati në këtë sfidë.
“Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam raste dhe nuk shënuan. Kjo na dhemb. Besoj se na mungoi edhe fati pak. Anglia nuk krijoi shumë. Kane shënoi në rastin e parë. Është një lojtar klasi”, tha Hoxha.
Tani Kuqezinjtë janë me mendjen te play off, ku shpresojë ta kalojnë me sukses për të qenë në Kupën e Botës 2026.
“Shyqyr jemi në play off. E kemi treguar se e kemi merituar këtë. Kemi bërë disa gabime. Mësimet nga gabimet na duhen. Tani kemi gjysmëfinalen e play off dhe shpresojmë të kalojmë në finale”, deklaroi portieri Thomas Strakosha.
Nga faza play off, kualifikohen në finale 4 ekipe nga 16 pjesëmarrës.
Ky Duka në futboll, është bërë aq i padurueshëm sa dhe, Berisha në Politikë.
Hahaha për këtë Dukën vlen thënia “shqiptarët me patriotizëm të vënë në vështirësi, po sikur të dinë të luajnë futboll?” Hahaha o Duke katnar Shijaku.
More, po keta jane hunje gardhi fare! Ndeshja luhet kush te fitoje sot per rrugen ku eshte nisur. Italia ishte 1:0 dhe dukej sikur e kishte te sigurte fitorene me , por ne pjesen e dyte e humbi 4:0 ! Keta thone lozem mir ne pjesen me te madhe qe po te shikoshe statistikat jane zero. Anglia u tall 90 ' . Lozte per qejf. Ne duhet te mburremi edhe kur humbasim njesoj si ai Broja qe "u vra" me pese minuta ne loje dhe doli se keshtu e kish filluar qe me Andoren. Megjithate, kur nuk luan Sali berisha nga partia 35 vjet, pse te luajne keta nga mendja dhe sidomos ky monarku qe kane marre me tapi Shqiperine Dukajt. Keshtu u nda, se nuk u vene flaken ti perveleojne me gjithe ato orat e verdha qe kane ne dore.