Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

18 Nëntor 2025, 16:49Sport TEMA
Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të

Shqipëria arriti të kualifikohet për herë të parë në histori në “Play Off” të Botërorit. Kuqezinjtë zhvilluan një fazë shumë të mirë eliminatore, duke dhuruar paraqitje jo shumë të bukura, por me rezultat.

Kështu, Shqipëria e mbyll këtë edicion me vetëm 2 humbje, të cilat i pësoi kundër Anglisë. Këta të fundit, zhvilluan 8 ndeshje në grup dhe i fituan të gjitha, e për më tepër shënuan plot 22 gola dhe nuk pësuan asnjë. Ndërkohë, edhe Shqipëria bëri një edicion që do të mbahet mend gjatë, pasi përveç Anglisë, asnjë skuadër tjetër nuk e pati shansin që të merrte fitore kundër ekipin tonë kombëtar. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë statistikat e kuqezinjve në këtë garë të vështirë, për të marrë vendin e dytë në grupin tonë.

MBROJTJA- Silvinjo duket se ka krijuar një mbyllje hermetike në skuadër. Është shumë e vështirë që kuqezinjtë të pësojnë gol dhe këtë e tregojnë shifrat e këtij edicioni. Kështu, në 8 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka pësuar vetëm 5 gola në 8 ndeshjet që ka zhvilluar, gola nga të cilët 4 ia ka shënuar Anglia. Kjo do të thotë se mbrojtja e Shqipërisë ka qenë protagonistja absolute në këto kualifikuese dhe vetëm Letonia, ka qenë skuadra tjetër që ka arritur të gjejë golin ndaj skuadrës sonë. Pikërisht atë ndeshje, Shqipëria nuk e ka fituar dhe e ka mbyllur në barazim 1-1, gjë e cila solli jo pak stres te kuqezinjtë, deri pas fitores në Leskovc. Kështu, duke përjashtuar Anglinë, Shqipëria ka zhvilluar 6 ndeshje me rivalët direkte në të cilët ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar vetëm 1.

SULMI- Për të dëshiruar, ka lënë sulmi i Shqipërisë. Në 8 ndeshje të luajtura, ka shënuar vetëm 7 gola, por vlen të theksohet fakti se golat e shënuar kanë qenë vendimtarë duke dhënë pikë. Golin e parë, e shënuam në ndeshjen ndaj Andorrës në Tiranë, i cili u pasua edhe nga 2 gola të tjerë në të njëjtën ndeshje. Kjo ishte fitorja më e thellë e Shqipërisë, me rezultatin 3-0 dhe e vetmja në të cilën shënuam më shumë se 1 gol. Më pas, nuk arritëm të shënonim në asnjë ndeshje më shumë gola, duke u ndalur në barazim pa gola me Serbinë e në barazim 1-1 me Letoninë. Me të njëjtin rezultat, fituam më pas kundër Letonisë, kundër Serbisë dhe në fund kundër Andorrës, rezultate këto minimale por me vlera të jashtëzakonshme për kualifikimin tonë. Anglia është skuadra e vetme të cilës nuk i kemi shënuar asnjë gol në 2 ndeshje, ndërsa Andorra skuadra që ka pësuar 4 gola nga ne.

RASTET- Kuqezinjtë kanë pasur raste për të fituar ndeshjet edhe më thellë dhe këtë mund ta faktojë jo më larg se rasti i Nedim Bajramit në Leskovc, ku në minutat e fundit të ndeshjes doli i vetëm para portierit por gaboi. Një penallti, është humbur edhe nga Rei Manaj në Tiranë kundër Serbisë, ndërsa Berat Gjimshiti goditi traversën në sfidën e fundit ndaj Andorrës.

Problemi i madh që kishin lojtarët tonë në këto kualifikuese, ka qenë numri i goditjeve në kuadrat për ndeshje. Shqipëria e ka mbyllur edicionin me 25 gjuajtje në portë, nga 8 ndeshje të luajtura. Natyrisht, ky është një numër i ulët i goditjeve duke menduar rastet që kemi pasur sepse vetëm raste të arta për gol, kanë qenë 11, nga të cilat 7 i kemi humbur e të cilat kemi arritur t’i shënojmë. E thënë ndryshe, Shqipëria ka shënuar me një mesatare prej 0.9 golash për ndeshje dhe ka pësuar 0.75 gola për ndeshje. Mesatarisht, kuqezinjtë e godasin portën vetëm 3 herë në ndeshje, shifër kjo që pasqyron edhe numrin e ulët të golave.

GRUPI- Sulmi më i mirë në grupin tonë ka qenë absolutisht ai i Anglisë, i cili ëhstë njëkohësisht edhe një nga sulmet më të mira në Europë. Sa i përket pjesës së rivalëve të tjerë, Serbia ka pasur një sulm më të mirë se yni, por më pak efikas. Serbët kanë shënuar 9 gola në 4 ndeshje, duke përjashtuar këtu Shqipërinë dhe Anglinë të cilave nuk iu ka shënuar asnjë gol në 4 sfida. Kuqezinjtë kanë sulmin e tretë më të mirë duke lënë pas vetëm Andorrën dhe Letoninë. Anglia padyshim më e mira në mbrojtje me asnjë gol të pësuar, ndërkohë që 5 ka pësuar Shqipëria. Golaverashi i Anglisë, është +22, i Shqipërisë +2, i Serbisë -1, i Letonisë -10 dhe në fund i Andorrës është -13.

3 Komente

  1. N
    Niku

    Defense wins championships, eshte formule e njohur. Ashtu fiton Italia kamptionatet, ashtu fitoi dhe Greqia Euro 2004.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Mos ngaterro mbrojtjen e Italise me rastin e Greqise qe korruptoi arbitrat dhe lojtaret e ekipeve te tjera qe te dilte kampione. Kjo pasi mbas kampionatit europian ishin lojerat olimpike qe do zhvilloheshin ne Greqi. Sa i perket kesaj analize te statistikave te skuadres tone, duhet thene se Silvinjo, si nje ish mbrojtes i talentuar ka zgjedhur te luaje ne mbrojtje prandaj nuk eshte cudi qe kemi bere shume pak gola. Problemi sulmuesve tane eshte se nxitohen para portes dhe gjuajne pa precizion. Kjo ndodh kur ke shume pak raste per te gjuajtur ne porte. Ndeshja e pare kunder Anglise ishte per faqe te zeze. Ndeshja e fundit ishte me dinjitoze dhe me pak me shume kujdes mundet edhe te kishim shenuar. Ne 20 minutat e fundit, lojtaret tane e leshuan lojen dhe i dhane mundesine Kein te shenoje dy here. Ne rastin e golit te pare vendosja e Gjimshitit dhe Ismajlit kundrejt Kein ishte e gabuar duke e lene ate te pambulur nderkohe qe Strakosh, ne vend qe ti priste rrugen topit para se te arrinte tek Kein u hodh mbrapa tij. E njejta gje me golin e dyte qe per shkak te keqvendosjes se Alijit topi perfundoi tek Kein qe eshte nje lojtar qe nuk te fal. Pra mbrojtja jone ka merita per lojerat qe ka zhvilluar por e tere skuadra ka luajtur ne mbrojtje dhe per kualifikimin merita i takon edhe mesfushes dhe sulmit qe hapeshin ne sulm dhe ktheheshin mbrapa kur humbej topi.

      Përgjigjjuni
    2. E
      E vertete

      Po nuk kemi sulmues kemi kohe qe e vuajme . Nuk mund te thoshe qe Broja Manaj apo beratasi qe vrapon si qeni mbas topit jane sulmues. Broja i qendrone portes me kurriz dhe kthen topin mbrapa. Manaj si pordha e Fahri paçe pilaf. Beratasi si ai qenit qe kur i hedh topin vrapon rrethe topit. Laci bene levizje kot. Keta te kater jane kot dmth kemi 60% te ekipit funksionel

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje