Me përfundimin e fazës kualifikuese të Botërorit 2026, analizat individuale për paraqitjet e lojtarëve me ekipet e tyre kombëtare kanë nisur të marrin vëmendjen kryesore.
Platforma e njohur e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin ideal të kësaj periudhe, ku ndër emrat elitarë të futbollit europian spikat edhe një shqiptar.
Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, është renditur mes më të mirëve në rolin e mbrojtësit të majtë, falë një serie paraqitjesh mbresëlënëse që i kanë siguruar notën e lartë 7.62. Ky vlerësim vjen si dëshmi e progresit të vazhdueshëm të tij dhe rolit të rëndësishëm që ka marrë në skuadrën e Sylvinhos.
Formacioni ideal i përzgjedhur nga SofaScore përfshin lojtarë nga elita botërore:
– Portë: Kelleher
– Mbrojtje: Cancelo, van Dijk, Burn, Mitaj
– Mesfushë: Odegaard, Pedri, Kevin De Bruyne
– Sulm: Olise, Doku, Mbappé

Bravooo Mitaj
E meriton
Sikur te kishim edhe 20 te tille ne do dilnim kampione bote ..djali eshte talent i rralle nuk e di se pse nuk eshte ne premier league me ate shpejtesi te madhe qe ka .
Gjigand, respektin me te madh. Na e nderon pa mase fanellen e kuqe, ndaj dhe te duam dhe do te te duam gjithmone.
Nëse do kishim Mitaj ndaj Anglisë,ai krah që nuk u mbulua mirë ngs Alii pavarsisht përpjekjeve të tij,na solli plasaritje në mbrojtje dhe nga ku erdhën dhe golat,ku i pari aksidentalisht nga një prekje devijance me kokë e tij ,e ktheu në asis për 'gjuetarin' Harry Kane dhe tjetri me kokë po nga Kanr sepse mbrojtësi ynë nuk ishte pozicionu mirë dhe nuk e mbuloi dot aq më tepër se është më i shkurtër,duke ia lënë peshën Gjimshitit.
Për Marion jam shprehur dhe më parë, për karakteristikat e tij. Për pasin e saktë me të brëndëshme të pastër rrafsh me fushën, pa fallco edhe në zona të ngushta që arrin shpesh edhe në një distance 30 metra.Kjo bën që një pas i saktë vertikal në këtë distance të nxjerë jashtë loje 2 deri në 3 kundërshtarë.Eshtë tepër i qetë di të bej mure pasimesh, del shpesh në sulm. Një vrejte që duhet ti bëj Marios, të mos mbaj topin në zonë e mbrojtes se disa here ka rrezikuar.Urime.