Demokratët i përgjigjen Trumpit me një video të Messit, pas vizitës së Ronaldos në "Shtëpinë e Bardhë"

21 Nëntor 2025, 11:11Sport TEMA

Demokratët i përgjigjen Trumpit me një video të Messit, pas

Partia Demokratike në SHBA ndezi debatin politik dhe atë sportiv duke publikuar në TikTok një video me Lionel Messin, vetëm 24 orë pasi “Shtëpia e Bardhë” publikoi pamjet e presidentit Donald Trump duke ecur me Cristiano Ronaldon, të shoqëruara me mbishkrimin “two GOATs”.

Videoja e demokratëve përmbledh momentet më ikonike të Messit; gola historikë me Barcelonën, lojëra me PSG-në, festime me Argjentinën dhe paraqitjen e njërit prej 8 “Topave të Artë”; një kundërpërgjigje simbolike ndaj gjestit të Trumpit.

Vizita e Ronaldos në Washington, së bashku me Georgina Rodriguez, u kthye në fenomen politik e mediatik. Trump theksoi entuziazmin e të birit, Barron, për takimin me yllin portugez, ndërsa interpretimi publik ishte se presidenti kërkonte të lidhej me një nga figurat më me ndikim në sport.

Ronaldo, tashmë promotori kryesor i projektit global të Arabisë Saudite dhe i Botërorit 2034, u shfaq në SHBA vetëm 7 muaj para Botërorit 2026, duke nxitur spekulime mbi motive promocionale. Përplasja Messi–Ronaldo u transferua kështu në arenën politike amerikane.

1 Komente

  1. L
    Liu

    I leshuan pellumbat keta Po te tere

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje