Asllani s’ka të ardhmen të sigurt në Torino, presidenti i klubit e paralajmëron: Na pëlqen, por ende nuk kemi vendosur asgjë!

21 Nëntor 2025, 13:55Sport TEMA
Asllani s’ka të ardhmen të sigurt në Torino, presidenti i

E ardhmja e Kristjan Asllanit në Torino nuk është e garantuar. Për shqiptarin pjesa e mbetur e sezonit 2025-2026 do të shërbejë si një periudhë prove ku drejtuesit e Torino-s do të vlerësojnë nëse do të shpenzojnë për të bërë të vetin lojtarin apo ta kthejnë në Milano pas përfundimit të huazimit.

Siç dihet me trajnerin Baroni gjithçka nisi mirë për Asllanin, i cili ishte titullar fiks i Torino-s. Në javët e fundit diçka ka ndryshuar pasi Asllani nuk është më një zgjedhje e parë që prej gabimit që bëri në mbulimin e Thorsby-t, i cili ndëshkoi piemontezët për llogari të Genoa-s.

Në tre takimet e radhës pas atij gabimi Asllani ka nisur dy ndeshje nga stoli (kundër Bologna-s dhe Juventus-it) dhe në ndeshjen e fundit atë kundër Pisa-s, Baroni preferoi që të aktivizonte Iliç-in.

Sa i përket numrave Asllani në 11 javë ka luajtur në 9 takime prej të cilave 7 i ka nisur nga minuta e parë. Mesatarisht ai ka luajtur 68’ për ndeshje ndërsa në total ka qëndruar në fushë për 612’. Sa i përket lojës me top ai mesatarisht për ndeshje prek topin 45.8 herë. saktësia në pasim është 92% në gjysmëfushën e vet.

Të gjithë këto numra duket se nuk kanë bindur presidentin e Torino-s që të bëjë hapin e madh për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit verën e ardhshme. Urbano Cairo mbi këtë temë tha: “Asllani ka bërë shumë mirë me Kombëtaren e tij pasi ka shkuar edhe në play-off. Kundër Juves zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë. Ka shënuar edhe gol dhe është një lojtar që na pëlqen. A do ta blejmë? Ende nuk është mbyllur 1/3 e kampionatit duhet ta shikojmë ende në aksion. Ai duhet që të konfirmohet për të na shtyrë që ta blejmë”.

3 Komente

  1. F
    Futbollisti

    E prek topin 92% në fushën e vet. Po Asllani këtë di të bëj. Ta kthej topin mbrapsh, derisa ekipi kundërshtar të pozicionohet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Golat me serbine dhe andorren qe cuan shqiperine ne play off ardhen nga asllani . shqiperine ne play off

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        E vertet, per vec se ndonje top te gjate e te sakte qe jep, i mungojne shume vertikalizimet, mund te them qe Shehu eshte me pozitiv ne ate drejtim, ketu aman duhet edhe puna e trajnerit edhe vulleni ti Asllanit, per te pas nje pozicion disi ndryshe nga ai i regjistit aktual.Per mendimin tim modest, me nje skeme tjeter disa metra me perpara te Asllanit ne pozicionim, me Shehun me mbrapa, mund te japi me shume, me nje Ramadan shkaterrues, me duket se e kan provuar Asllanin, por nuk ka dhene rezultate te mira ne ate pozicion. Sa per Kairo, ai eshte ne radhe te pare afarist, do qe ta ritrajtoje cmimin, sepse e kane ,1 5 milion fiks huazumin ket vit, fiksu 12 milion shitjen nga Interi ne qofte se Tirino e do, plus 20 % per shitjen e ardhme, eshte shume per Torinon, dhe sigurisht qe ka gjithe interesin qe Asllani te mos jete 100% , keto lojera jane bere dhe behen gjithmone per politikat e klubeve, per vleresuar e ç'veleruar nje lojtar.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje