Në futboll thuhet se më e rëndësishmja nga të gjitha është ndeshja e radhës. Po ashtu, që rivali më i parë, është më i rrezikshmi.
Këtë duket se e ka harruar një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbignjev Bonjek.
Bonjek, që mund të krahasohet vetëm me një Lato në kombëtaren e “shqiponjave të bardha”, e që ka qenë zv. President I UEFA-s dhe ish-president I Federatës Polake të Futbollit, duket se është I lumtur që shorti i plej ofit të Kupës së Botës e ka vendosur ekipin e tij kombëtar përballë Shqipërisë.
Në një intervistë për televizonin polak, “polsatsport”, ai deklaron me nënvleftësim se “Shqipëria është një rival që e mundim lehtë në shtëpinë tonë”, dhe shton se “nëse nuk mundim Shqipërinë, si mund të pretendojnë që të shkojmë në Botëror”.
Më pas, përqëndrohet më shumë tek rivali i mundshëm në finalen e plej ofit, Suedia, e cila do ta luajë gjysmëfinalen e saj kundër Ukrainës.
“Është rivali më I lehtë”, janë fjalët e tij, ndërsa proteston ashpër që suedezët kanë mundësi të shkojnë në Botëror duke ardhur nga Liga e Kombeve, ndërsa në grupin eliminator morën vetëm dy pikë.
Kujtojmë se Suedia I humbi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, 0-2 në Prishtinë dhe 0-1 në Stokholm. Ish-ylli i Juventusit, dikur kampion i Italisë, i Europës dhe i Botës, e që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1982 me Poloninë, gjykon se shorti në gjysmëfinale, e pastaj në finalen nëse arrihet deri aty, është më i lehti i mundshëm.
“Më të mirë nuk mund të gjenim”, – është vlerësimi i tij. Urimi është që edhe futbollistët polakë dhe trajneri i tyre Jan Urban të ndajnë të njëjtin mendim si legjenda Zbignjev Bonjek.
Sipas meje, ka thene ate qe mendon cdo njeri qe e sheh dhe e kupton futbollin. Ne do te luajme me zemer dhe deshire atje, por aftesite teknike dhe fizike, normalisht, i kemi me te dobeta se polaket. Duhet qe Polonia te jete ne nje dite shume te keqe dhe ne te jemi ne nje dite shume te mire, qe mrekullia te ndodhe. Le te shpresojme. Pastaj, nese kalojme polaket dhe ndeshemi me Ukrainen, shanset tona behen 0.
E ke komplet gabim. E keqja e Shqiperise me trajner frikacak si Selvinjo, eshte se nuk arrin te dale ne lojen e vet duke luajtur si inferior ndaj skuadrave me te forta ne leter. Por tani nuk ka cfare humbet, si ne Serbi, do te luaj per gjithcka. Po u kalua Polonia, Ukraina dhe Suedia, jane kundershtare me te pranueshem per ne.
Kur vjen puna tek nje ndeshje, edhe i vogli e mund te madhin, thotë populli. Janë shumë faktore qe hyjne ne lojë. Pi qe se Silvinjo dhe Zabaleta i pergatisin psikologjikisht lojtarët, atëhere faktori fushë/tifozeri shumezohet me zero. Mjafton t'i bësh lojtarët tane të egersuar dhe te zemeruar, dhe publiku polak Ben efektin e kundert ne stadium.
Krahine kosoves i mori 6 pike Suédis , sic duket ky do jeté i semure me alzajmer , kujtone Suedin e viteve qe ka luajtur .
Mendoj se ky gjate kesaj kohe ka qene ne gjume dhe mendon se eshte shqiperia e viteve 85 kur polonia na munte edhe ne poloni dhe ne tirane .Por kohet kane ndryshuar dhe shqiperia nuk eshte me ajo kur luante ky zotrerija.
Ne fakt shqiperia mori barazim ne poloni ku kaloi e para ne avantazh .na mundi ne tirane 1-0 ku ky na shenoi me vetem 1 ore gjume pasi nje nate me pare kishte luajtur ne finale te kupes se kampioneve . Fare pak permendet fakti se ne mes te vireve 80 shqiperia ishte afer kualifikimit ne kupe te botes pasi mundi belgjiken ne tirane dhe mori barazim ne poloni .
Ne fakt, edhe kur luante ky zoteria, ne Poloni kemi dale barazim 2 me 2, ndersa ne Tirane ndeshja u shit nga qeveria komuniste.
O Kanapar mos fol me se qenke dru me pre ik komento andej nga politika se atje tja futesh edhe pordhes je afer. Paskemi shitur ndeshjen cfare thua diskuton me mendesine e sotme te bastexhinjeve qe ne cdo rezultat pretendojne nje bast nen dore. Polonia kishte ekip super sa ne boterorin e Meksikes ishte ne katershe dhe ate ndeshje ne 1985 neve kemi pasur vetem nje rast me Demollari qe shmangu edhe portierin por ishte shume diagonal.
Ndeshjen e kam pare ne Qemal Stafa. Trajneri Rreli la ne stol disa lojtare me eksperience me aftesi mbrojtese si Rragami dhe ndertoi nje mesfushe me lojtare te shpresave qe me shume ishin sulmues sa mesfushore. Ne ate kohe Shqiperia mund te ndertonte ja 5 kombetare, ku nuk grumbulloheshin lojtare nga rrethet si Bajaziti, Braho, Kushta, apo mesfushore si Lleshi, Marko etj. Kjo Poloni, sidomos pa Levandovskin, eshte me e dobet e krahasuar me ate te vitit 1985.
Sioas merhumit Rreli komiteti qendror i nderhynte ne listen e lojtareve ,pastaj kushte skandaloze kombetarja nuk kishte as VCR per te pare ndeshjet e kundershtareve ,por kishin avantazh se baza perbehej nga 17 nentori me lojtare qe kishin lozur bashke qe kur ishin 10 vjec,jo si sot ku nje vjen nga arapia tjetri nga anglia e benen tok dy dite para ndeshjes .
Me Polakun kemi dale barazim 2:2 . Kur erdhi ky ne Shqiperi ishte tragjedia e Heysel. Edhe ,kishte shume zera ne ato kohe qe u telerua ndaj Polonise. Edhe ishte deklaruar qe Bonjek te bente gol. Shumica e ekipeve ne kane rrahe se kishin kushte me te mira edhe me shume pervoje ne ndeshje nderkomberare per kohen. Ka pas shume kombetare qe kane qene meze kur kane ardhe ne Shqiperi. Vetem pervoja I ka nxjerre fitimtare. Nuk I dihet,por frike kam qe ky eshte viti yne . Te shohim
Mendoj se nuk do të ndodhl më si në vitin e largët 1985 kur polonia me golin e shënnuar nga ty na nxorri nga BOTLRI MEKSIKË 1986.Ka ardhur koha që Shqiolria tjy kthej Reston dhe polonia jote ta shohë botlrorin nga TV
Unë kam parë disa ndeshje të Kombëtares në atë kohë, si në televizor ashtu edhe live kur luanin në Zvicër dhe Gjermani në vitet ’80. Shqipëria atëherë kishte një kombëtare më të barabartë me të gjitha ekipet europiane. Madje edhe ndeshja me Gjermaninë përfundoi 3:2 e fituar nga Gjermani, me mund te madh! Trainer ishte Medin Zhega!