“Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet për mediat në Poloni: Ju keni Lewandowski-n, ne mbahemi te…Armando Broja

22 Nëntor 2025, 10:40Sport TEMA
“Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet

Polonia do të përballet kundër Shqipërisë në gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit. Një ndeshje ku do të vendoset shumcka për rrugëtimin tonë final, teksa të gjithë kërkojnë kalimin për herë të parë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm botëror sa i përket Kombëtave. Media e njohur në Poloni, “Weszlo” ka bërë një intervistë me gazetarin shqiptar, Altin Sulçe.

“Është për të ardhur keq që nuk mundëm ta luanim gjysmëfinalen në shtëpi. Ekipi ynë humbet pak duke mos pasur avantazhin e fushës vendase. Pyes veten se sa tifozë shqiptarë do të shfaqen në Varshavë. Duhet të ketë interes të madh për një udhëtim të tillë, pasi nuk kemi luajtur kurrë në një Kupë Bote. Mendoj se bashkatdhetarët tanë nga Shqipëria do të vijnë, por edhe njerëz që jetojnë në vende të tjera. Shpresoj se do të shohin një surprizë”, tha Altin Sulçe për median polake.

Polakët janë interesuar për ekipin e Shqipërisë, sesi do të paraqitet në Varshavë. ” ekipi ka një trajner të shkëlqyer, Sylvinhon. Ai sapo debutoi në ndeshjen kundër Polonisë në Varshavë, të cilën e humbëm 1-0. Nuk kishte shumë ndryshim në fushë. Më vonë, nën udhëheqjen e tij, e mundëm Poloninë 2-0 në shtëpi. Nuk do të jemi favoritë në mars, por është vetëm një ndeshje, 90 minuta. Lojtarët polakë luajnë në klube më të mira, por më besoni, Shqipëria ka një mentalitet vërtet të fortë, veçanërisht pasi mundi Serbinë 1-0 jashtë fushe në kualifikuese. Ekipi ynë do të luftojë për këtë Kupë Bote me ambicie të mëdha. Jemi të fortë si ekip”, tha Sulçe.

Gazetari shqiptar nuk kurse elozhet për lojtarin shqiptar që luan në Poloni, Julian Shehu, duke i dhënë edhe një dorë mes vlerësimeve futbollistit të Kombëtares në mediat e vendit ku ai punon. “Ne kemi një mbrojtës të majtë të shkëlqyer,Mario Mitaj luan për Al-Ittihad. Është liga saudite, por ai luan përkrah N’Golo Kante dhe Karim Benzema dhe është një lojtar kyç në ekip. Qendërmbrojtësi Berat Djimsiti fitoi Europa League me Atalanta Bergamo vitin e kaluar dhe kjo ishte një përvojë e vlefshme. Mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj ishte te Napoli dhe tani luan për Lazion. Shumë njerëz mendojnë se lojtari ynë më i mirë është Kristjan Asllani nga Torino, por unë mendoj se ka një lojtar me aftësi të krahasueshme ose pak më të vogla që luan përkrah tij. Ju e njihni mirë atë sepse ai është Julian Shehu. Një lojtar i shkëlqyer, një lojtar kyç! Jam i impresionuar nga mendja e tij; pak lojtarë mendojnë kështu në fushë dhe parashikojnë se çfarë do të ndodhë”, thotë Sulçe.

Në fund, nuk mund të mungonte një krahasim mes dy sulmuesve. “Nuk kemi një lidrr sulmi si Lewandowski. Nuk e kemi pasur kurrë. Por ende po mbështetemi te Armando Broja, i cili ka potencial të madh. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Anglisë dhe vuajti në fushë, por për fat të mirë, nuk ishte serioze. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në ndeshjen kundër Polonisë. Shumë kohë. Kush e di, ndoshta ndonjë lojtar i ri do t’i bashkohet ekipit tonë që do të kontribuojë ndjeshëm në sulm?”, tha gazetari shqiptar. 

3 Komente

  1. A
    Anti

    Nuk e kuptoje kete mut shkrimi se mora vesh se kush I ben karakteristikat e lojtareve tane gazetari apo Julian Shehu. Pastaj Levandovski vihet ne nje rang me Brojen. Duhet te jesh idiot I lindur te besh te tilla krahasime njeri qe eshte makineri goli dhe nje nga lojtaret me te mire ne bote kurse tjetri qe ka nje kontribut zero ne kombetare dhe aty ku luan. Ne kete vend nuk eshte pjerdhur vetem politika ketu edhe tifozlleku eshte absurd akoma kane perzemer nje te mbaruar qe si komet u shfaq ne dy ndeshje me Hungarine dhe prej asaj kohe eshte ne pikiate jo disheze e cila ka nje fare kendi dhe akoma rrine me shpresen se ai do na jape titullin evropian a boteror se kualifikimin e arritem pa te. Behet histori per gjera nga me absurdet fillojne e shkruajne per legjenden tituj per kopertine qe as Messi nuk personifikohet me keto karakteristika,sensacion qarja e tij apo dikush tjeter e pershkruante si Anteu apo si talenti dhe futbollisti me I madh shqiptar ndonjehere vallahi nuk thone kot me mire syri se nami. Ne kete vend ne baze te komenteve jane analistet e politikes me te mire ne bote jo vetem por ne sport jane me te miret ne univers shohim gjera qe te tjeret I kane para syve nuk i marrin vesh kurse keta tanet me nje ikje apo goditje shohin mrekulline si nuk ndalet dot apo I terheq zvarre dhe papritur pa e prekur kush keputet nuk mundesi ketu ka ndonje historri konspiracioni nga ato te atij karit Cako se jane aliens te padukshem qe e demtojne. Me nje fjale ky eshte nje vend I pjerdhur ne te tera dhe jo prej politikaneve se jemi ne popull qe fluturojme vete me prass ne byth,primitiv dhe patetik absurd.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Anti- gjithçkaje. Nuk u lodhe duke shkruar këtë paçavure. Ai krahasoi sulmuesin e ekipit kundërshtar me sulmuesin e ekipit tonë. Me kë tjetër do e krahasojë ? Me Mesin !!!!!!! Ai nuk luan për Shqipërinë. Ai ka shkruajtur atë që është, që e dimë të gjithë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti

        Juli me duket se nuk kupton ti cfare krahasimi kur ne I mundem ketu pa te dhe ishin te tjere protagonist atehere pse e permend kur tjetri sluan? Kur nje lojtar ka ndikimin maksimal ne ekip atehere ai eshte simbol I ekipit ne kete rast Levandovski kush eshte tek ne Broja? Ja pra ja ka futur pordhes ndikimi zero. Nuk eshte ky krahasim tifozllik?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje