Partizani shpërdoron shumë raste, barazon ndaj Vllaznisë, Tirana merr një pikë në Vlorë

23 Nëntor 2025, 18:39Sport TEMA
Partizani shpërdoron shumë raste, barazon ndaj Vllaznisë, Tirana

Dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të të Superiores prodhuan emocione.

Barazim 1-1 në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, takim ky i luajtur në “Air Albania”.

Të kuqtë zhbllokuan shifrat me Tomën, ndërsa Mala i dhuroi një pikë shkodranëve.

Vllaznia kryeson kampionatin, sakaq Partizani është në vendin e shtatë.


Nuk ka fitues në Vlorë, me takimin mes Flamurtarit dhe Tiranës që u mbyll 1-1.

Golit të Maksutit, iu përgjigj Zhunior, me këtë të fundit që shmangu humbjen e bardhebluve.

Ky barazim nuk i shkon përshtat asnjërës nga skuadrat, të cilat luftojnë për mbijetesë.

Lini një Përgjigje