Anësorët e Burnley në “kolaps”, mediat angleze i vijnë në “ndihmë” Armando Brojës

23 Nëntor 2025, 16:57Sport TEMA
Anësorët e Burnley në “kolaps”, mediat angleze i

Skuadra e Burnley pësoi humbjen e 3-të radhazi në Premier League. Të besuarit e Scott Parker nuk patën “gjunjë” përballë Chelsea, e humbur 0 – 2. Kritikat janë shtuar nga mediat ishullore, teksa Burnley mban pozicionin e parafundit në tabelë.

“Burnley Express” ka vendosur në qendër të kritikave tre sulmuesit anësor, konkretisht Anthoney, Bruun Larsen dhe Tchaouna. Jo vetëm që ata nuk janë produktiv me topa drejt qendrës, por janë edhe të ngadaltë.

Kjo qasje i vjen në “ndihmë” sulmuesit të Kombëtares Armando Broja. Anësori shqiptar i mungon minutazhi te ekipi i ri, teksa në asnjë rast nuk e ka nisur si titullar në Premier League.

Mbetet të shikohet vendimi i trajnerit Parker përsa i takon linjave të sulmit për takimin e radhës ndaj Brentford në datën 29 nëntor, e ku humbja nuk “tolerohet” më.       

1 Komente

  1. S
    Shqipe

    Lajme Idjote..lerini Njerezit ne Jeten e tyre....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje