Lara Colturi, thjesht e mahnitshme, një tjetër vend i dytë, tani në Austri, e kalon vetëm Shiffrin

23 Nëntor 2025, 17:48Sport TEMA

Lara Colturi, thjesht e mahnitshme, një tjetër vend i dytë, tani

Lara Colturi nuk rresht së befasuari të gjithë në këtë fillim sezoni në Kupën e Botës në Skitë Alpine. Pas vendit të dytë në Garën e Slalomit në Levi, skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi shënoi një tjetër vend të dytë, këtë radhë në Gurgl të Austrisë, një pistë që ka një vend të vecantë në kujtimet e 19 vjecares.

Në pistën ku përpara një viti regjistroi podiumin e saj të parë, Colturi dhuroi sërish emocione në pistën austriake teksa u shfaq e jashtëzakonshme me paraqitjen e saj duke shkruar një tjetër faqe në historinë e skive shqiptare. Zbritja e parë e Lara Colturit në garën e Slalomit ishte në kufijtë e perfektes teksa me 19 vjecaren që e përshkoi pistën me kohën 54 sekonda e 53 të qintat, vetëm 31 të qintat më shumë se ajo që konsiderohet si mbretëresha e kësaj disipline sportive,Mikaela Shiffrin, e vetmja që qëndroi përpara Lara Colturit tonë.

Në zbritjen e dytë, Colturi regjistroi një kohë prej 54 sekondash e 91 të qintat, më e ngadaltë se në zbritjen e parë, por që gjithsesi nuk ia zbehu shkëlqimin skiatores së talentuar pasi me kohën e përgjithshme prej 1 minutë 49 sekonda e 34 të qintat arriti të sigurojë përfundimisht vendin e dytë, pas Mikaela Shiffrin që regjistroi fitoren e 103 në karrierë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Camilla Rast dhe ana kurioze në këtë pikë, është se edhe vitin e kaluar, ishin po këto skiatore në podium; Shiffrin, Colturi dhe Rast.

Por jo vetëm kaq, vendi i dytë në garën e Slalomit në Gurgl i jep mundësinë Lara Colturit të fitojë një pozicion edhe në renditjen e përgjithshme teksa skiatorja jonë gjendet në vendin e dytë me 196 pikë, ndërkohë që në krye të klasifikimit është ajo, e pandalshmja Mikaela Shiffrin me 250 pikë, ndërsa në vendin e tretë është një tjetër skiatore amerikane, Paula Moltzan me 175.

 

6 Komente

  1. A
    Axha

    asnje promovim nga shteti dhe shoqeria per kete sportiste?!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Nuk e kuptoj pse organizmat sportive nderkombetare i lejojne keto perfaqesime. Kjo eshte italiane , nuk ka asnje lloj lidhje me Shqiperine. A , po te ishte bije emigrantesh ose 1 prind shqiptar ose origjine e larget arbereshe hajde po e pranojme. Po pa asnje lidhje !!!! Kete mendim e shpreh per cdo rast te ngjashem ne bote.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E VERTETA

        Po si do na hane taksat tona te huajt per te rregulluar imazhin e dhjere te Ramutit me shoke ndersa sportiste shqiptare nuk jane vleresuar asnjhere sic duhet per kontributin e tyre per te ngritur lart flamurin shqiptar neper bote.Cdo gje behet per show, si gjithmone urrejme faren tone dhe vleresojme te huajt, qofshin edhe te fundit e katundit nga ku vijne.

        Përgjigjjuni
    2. H
      Hysi

      Bravo!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Nje bravo e madhe per sportistwn dhe federaten qe e mbeshtet. Te valevitesh flamurin shqiptar ne nivelet me te larta boterore, eshte krenari per te gjithe. Suksese te metejshme!

        Përgjigjjuni
        1. a
          avni rustemi

          O koqe -eshte nder per vendin tone qe arrin te terheq yje nga bota-me pare ndodhte e kunderta. Bravo per ideatorin e kesaj levizje-na duhet te pastrojme namin e keq te se kaluares. Ne te kaluaren kemi qene ushtare te turkut, grekut etj. Si ne te kaluaren edhe sot shume shqiptare te talentuar kane lene shqiperine dhe bene emer ne vende te huaja. Interneti a beri boten te vogel dhe po ndihmon te vegjelit si ne te propogandojne sukseset shpejt. Na duhet te arrijme te tjetert, pra mbyllni gojen e mos flisni keq se nuk jeni duke kontribuar positivisht per emrin e Shqiperise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje